Nje ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Shkodër.
Një biznesmen është plagosur me armë zjarri. Bëhet fjalë për shtetasin Xhevat Vataksi.Raportohet se ngjarja ka ndodhur në njësine e Bërdicës.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet per zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe prangosjen e autorit të krimit.
Ky i fundit mësohet se është sipërmarrës në sektorin e ndërtimeve, të hotelerisë dhe hekurudhave.
Vataksi është 60 vjeç dhe për momentin ndodhet në spitalin e Shkodrës, ku është jashtë rrezikut për jetën./a.m.