Një shqiptar ka mbetur i plagosur me armë pas një atentati që ju bë në Greqi, teksa ishte duke ecur në rrugë.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës, pak minuta pas mesnate, në Agios Panteleimon.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është 39 vjeç. Ai ka mbetur i plagosur në këmbë nga plumbi që mori nga arma e zjarrit.
Mediat shkruajnë se shqiptari është qëlluar me armë nga një person që erdhi afër tij, por që fatmirësisht ka mundur të shpëtojë gjallë. Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e kësaj ngjarje të rëndë, dhe autorin i cili u largua menjëherë pas të shtënave.
Paraprakisht policia greke hedh dyshimet për larje hesapesh mes grupeve mafioze, por hetimet nuk përjashtojnë kontigjentë të tjerë. Ndaj kërkimet mbi këtë ngjarje do të orientohen edhe në drejtime të tjera./a.m.