Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Rrilë të Lezhës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Sipas të dhënave paraprake, personi i plagosur është identifikuar si Agron Puka, 54 vjeç, i cili është qëlluar me breshëri disa herë teksa udhëtonte me mjetin e tij.
Autori i ngjarjes është larguar me shpejtësi, teksa policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e tij.
Puka u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa motivet e atentatit janë ende të paqarta.
/a.r