Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në hyrje të qytetit të Korçës. Referuar njoftimi të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë.
39- vjeçari me inicialet M.Z banues në Korçë është qëlluar në këmbë nga një person ende i paidentifikuar, i cili ka mundur të largohet me shpejtësi nga vendngjarja, me një mjet. Nga të dhënat e para si edhe deklarimet e marra dyshohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Korçës,
Aktualisht 39-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në Komisariat, të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
a.ç