Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur në orët e vona të mesnatës kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin. Në bombë e vendosur në kamion ka shpërthyer pranë një kompleksi për turistët duke vrarë një polic. Ndërsa sa i përket atentatorëve dy prej terroristëve u vranë nga forcat e sigurisë ndërsa një i tretë vdiq gjatë shpërthimit.
Mediat ndërkombëtare konfirmojnë se deri në orët e para të mëngjesit ka patur shkëmbim zjarri mes autoriteteve dhe grupit terrorist i cili ishtë fshehur në kompleks. Talebanët morën përsipër përgjegjësinë e sulmit duke thënë se kompleksi i goditur është një vend luksi për turistët duke pretenduar se kishte dhjetra viktima, por lajmi u përgënjështrua nga forcat e sigurisë afgane.
Gjatë javës së shkuar po në Kabul dy kamikazë të ISIS vranë të paktën 80 persona dhe plagosën 230 të tjerë gjatë një manifestimi të komunitetit atzera që po protestonte për mungesën e energjisë.