• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Atentat i mirëorganizuar”, Imeraj për vrasjen e Gentjan Bejtjas: Lëvizjet e objektivit ruheshin

by A R
21/03/2024 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas 5 ditë më parë në banesën e tij në Larushk të Fushë Krujës ka tronditur opinionin publik.

Për të folur lidhur me këtë temë, por jo vetëm, në një bisedë në studion e Klan News me gazetarin Besard Jacaj, ishte ish-prokurorja, Elisabeta Imeraj e cila u shpreh se nga mënyra se si ka ndodhur ngjarja tregon që ka qenë e mirëorganizuar. Imeraj thekson se pistë e hetimit mund të jetë edhe marrja dijeni nga persona të afërt për lëvizjen e objektivit.

Elisabeta Imeraj, ish-prokurore: Pjesë e linjës së hetimit është edhe fakti se nga mund të ketë rrjedhur apo kush kanë qenë mundësitë e krijimit të burimit të informacionit. Megjithatë siç e theksova mënyra se si ka ndodhur e gjithë ngjarja është e tillë që është një mirëorganizim, çka do të thotë që subjektet e dyshuara kanë pasur mundësinë që ndoshta edhe kohë më parë të studiojnë lëvizjet e viktimës duke marrë informacion. Duke pasur parasysh këtë gjë të gjitha alternativat janë si pista të hetimit, duke përfshirë edhe faktin e marrjes dijeni nga persona të afërt apo shoqëria e tij. Ajo që është e mirëfolur është edhe fakti se sa e vështirë është për organet që të mundësojnë mbledhjen e informacionit nga ajo zonë dhe më pas përpunimin e këtyre informacioneve për të shkuar tek prova konkrete dhe nga ana tjetër, se sa është arritur në kohë dhe në vite, të mundësojë që edhe kjo zonë të jetë dhe të krijohet siguria publike.

Ndër të tjera Imeraj thekson se nga mënyra se si ka ndodhur ngjarja na bën të mendojmë se autorët kanë pasur edhe një mbështetje të madhe ekonomike ku secili mund të ketë pasur rolin e vet. Ndërsa sa i përket pistës së vrasësve me pagesë, ish-prokurorja shprehet se nuk e beson shumë këtë pistë.

Elisabeta Imeraj, ish-prokurore: Ajo që është e dukshme është fakti që ka pasur një mirëorganizim në kohë dhe në mjetet teknike të përshtatshme, çfarë na bën ne të mendojmë që nuk kemi të bëjmë thjesht me autorë që marrin një veprimtari aty për aty dhe nuk kanë një organizim të mirëfilltë, por kanë edhe një mbështetje ekonomike, kanë edhe një mundësi për ta çuar më tej gjënë. Kjo na bën të mendojmë që është një organizim i mirëfilltë ku secili mund të ketë pasur rolin e vet. Nga ana tjetër mund të mendohet që është përdorur edhe pista e vrasësve me pagesë që në rastin konkret për shkak të mënyrës se si kanë ndodhur ngjarja i mëshoj më shumë pjesës së parë sesa pjesës së vrasësve me pagesë.

Ndërkohë sa i takon ngjarjes së rëndë në Shënavlash të Durrësit ku fëmijët vranë dhe më pas groposën babain e tyre, Imeraj thekson që kjo është një ngjarje sa e rëndë nga ana kriminale, por edhe një problem i thellë social. Ish-prokurorja thekson se është e nevojshme dhe e domosdoshme të saktësohet roli i të ëmës së fëmijëve në këtë ngjarje.

Elisabeta Imeraj, ish-prokurore: Ai njoftimi për shitjen e tokës kishte shumë kohë që rinte aty. Edhe nëse mund të ketë shërbyer si shkak për grindje të vazhdueshme nuk besoj se ka qenë motivi kryesor sepse po të marrim në analizë çdo detaj të jetesës së kësaj familje nuk besoj që viktima të kishte mundësi të imponohej deri në atë pikë. Kjo përbën një vepër shumë të rëndë, një ngjarje kriminale nga njëra anë dhe një problem social nga ana tjetër sepse në njëfarë mënyre cënon gjënë e rëndësishme për shqiptarët që është familja dhe ngre disa pikëpyetje në raport edhe me prindërimin. Për mendimin tim është e nevojshme dhe e domosdoshme të saktësohet roli i të ëmës në përfshirjen e kësaj historie ndërsa për përfshirjen e personave të tjerë nuk rezulton në hetimet e deritanishme sepse është e vështirë që 4 anëtarë të bëhen bashkë për të mbrojtur një person jashtë familjes së tyre.

/a.r

Next Post
Sa do të gjobiten përdoruesit e monopatinave për shkelje të rregullave të qarkullimit

Sa do të gjobiten përdoruesit e monopatinave për shkelje të rregullave të qarkullimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In