• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Atë që Basha nuk e thotë dot nën çadrën e lirisë

by Carlo Bollino
27/02/2017 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Carlo Bollino
Pasi kanë kaluar nëntë ditë nga fillimi i protestës së tij, duket tashmë qartë për të gjithë se kanë qenë dy frikat e mëdha që e kanë shtyrë Lulzim Bashën të hyjë në një tunel në të cilin humbi orjentimin dhe nga i cili nuk po gjen më rrugën e daljes. Frika që u kthye në panik i hoqi atij çdo grimë racionaliteti deri në atë pikë sa të organizonte një protestë, të cilën tani nuk di si ta mbyllë pa u turpëruar.

Frika e parë është ajo e humbjes së zgjedhjeve të ardhshme politike e për pasojë, edhe të mandatit të kryetarit të Partisë Demokratike, duke mbyllur kështu pa ngjyra karrierën e tij të ardhshme, por pa arritur të rregullojë edhe historinë e tij politike të kaluar. Dhe është pikërisht e kaluara e tij që ngjall frikën tjetër të madhe, e cila prish ëndërrat e Bashës dhe, bashkë me të, edhe të familjes Berisha: rreziku i përfundimit në ditë të hallit me akuzën e korrupsionit nga një magjistraturë që vettingu do ta bënte më në fund të pavarur.

Kërkesat që shtron Basha si kusht për të ndërprerë protestën e tij dhe për të çmontuar çadrën e lirisë i konfirmojnë të dyja këto frika: krijimi i një qeverie teknike dhe bllokimi i procedurave të vettingut. Po të mos diheshin arsyet reale që sollën kërkesa të tilla, dy kushtet të duket se janë në një kontradiktë të qartë, pasi, nga njera anë, Basha akuzon qeverinë për korrupsion dhe, nga ana tjetër, refuzon që komuniteti ndërkombëtar të krijojë një Prokurori dhe një Gjykatë të pavarur, të gatshme që të procedonin jo vetëm të korruptuarit, por edhe këdo që do të mund të manipulonte zgjedhjet.

Basha duket se sillet si ata nxënësit e prapë, të cilët, duket e ditur se nuk i kanë bërë mirë detyrat e shtëpisë, shpikin çdo justifikim të mundshëm vetëm e vetëm që të shmangin pyetjet e mesueses. Më pak se katër muaj nga zgjedhjet, Lulzim Basha ka kuptuar që, në rast se Edi Rama dhe Ilir Meta vendosin të dalin sëbashku në zgjedhjet, për Partinë Demokratike nuk ka asnjë mundësi për fitore. Por, në vend që të pyesë veten për arsyet e kësaj dobësie, Basha tenton të përziejë kartat në lojë: e fton Metën të ikë nga Rama dhe të krijojnë bashkë një qeveri teknike dhe, në rast se kjo ftesë do të refuzohej (siç ka ndodhur deri tani), atëhere shpall se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Domethënë, duke e ditur që humb zgjedh të mos hyjë fare në lojë.

Në të vërtetë, Basha do të bënte më mirë sikur të arsyetonte mbi shkaqet e kësaj situate, e cila është shumë më ndryshe nga ajo e prillit 2013, kur, me role të përmbysura, Meta pranoi ftesën e Ramës dhe Partia Demokratike u dënua të kalonte në opozitë. Dallimi i parë i madh është klima politike në vend: në prillin e katër viteve më parë Partia Socialiste ishte në kulmin e popullaritetit, ndërkohë që Berisha, pas tetë vjet qeverisjeje, ndodhej në humbellën e mungesës së popullaritetit. Meta nuhati se gjendja politike kishte ndryshuar dhe bëri një zgjedhje të lehtë.

Po tani gjendja politike ende nuk ka ndryshuar dhe kjo, jo vetëm për meritë të qeverisë dhe reformave të saj, por edhe për faj të opozitës. Politika e urrejtjes, e dhunës, e shpifjeve të vazhdueshme dhe kolektive që Sali Berisha ushqeu në këto katër vjet dhe me të cilën u bashkua tani me entusiazëm edhe Lulzim Basha, nuk e kanë ndihmuar kauzën e opozitës. Shqiptarët janë rritur dhe dëshira për normalitet i shtyn tanimë për të refuzuar bajraktarët që vijojnë të nxitin urrejtjen dhe luftën, një metodë efikase për vitet e para të demokracisë por jo më në ditët e sotme. Berisha u mund në qershor të vitit 2013 pikërisht për shkak të arrogancës që tregonte kur ishte në qeverisje dhe të cilën e ruajti edhe pasi kaloi në opozitë. Shqiptarët kanë ecur përpara dhe nuk i duan më politikanët arrogantë: po e kupton këtë edhe Edi Rama, ndërsa Ilir Meta e ka kuptuar me kohë. Berisha dhe Basha nuk e kanë kuptuar kurrë.

Në katër vjet opozitë, Partia Demokratike mbeti në mëshirë të të njejtëve njerëz që në vitin 2013 ishin shkaku i humbjes së saj. Përse duhet menduar që sot rezultati i votës do të ishte ndryshe, ndërkohë që PD nuk ka ndryshuar në asgjë? Para votimeve të vitit 2005, Sali Berisha, për të dalë nga ferri i opozitës në të cilin ishte rrokullisur si pasojë e ngjarjeve të vitit 1997 dhe marrëzive të ’98-ës, u përpoq të ndryshonte imazh: krijimi i KOP-it dhe përfshirja e figurave të reja dhe ende të pakonsumuara politike e ndihmoi Partinë Demokratike të paraqitej para zgjedhësve si një forcë politike e rinovuar. Po çfarë bëri Basha në këto vite për të kryer të njejtin rinovim, duke bashkuar nën çadër një ish-ministër të dënuar si Spiro Ksera, një ish-ministër të inkriminuar si Fatmir Mediu, apo një ish-populist të dështuar si Kreshnik Shpahiu?

Çfarë propozimi të ri politik përpunoi për t’ua kundërvënë reformave që solli mazhoranca? I verbuar nga dëshira për të gjetur provën e korrupsionit të qeveritarëve në detyrë, Basha harroi se në votime shkohet me plane për reformat e veta dhe jo vetëm duke kundërshtuar reformat e të tjerëve. Rezultati i kësaj harrese është ai që, pa e dobësuar kundërshtarin duke i hequr një copë nga koalicioni, Basha nuk ka asnjë shpresë t’i fitojë zgjedhjet. Dhe vetëm për këtë, ende para se të zhvillohen zgjedhjet, thërret që tani në kupë të qiellit për vjedhje të votës.

Dje Basha prezantoi MAGA-n (një akronim i shëmtuar, i kopjuar nga fushata elektorale e Donald Trumpit), por sërish kemi një tjetër gafë pasi, duke shpallur se do ta kthejë Shqipërinë mbrapsht “si kur ishte e madhe”, shqiptarët shohin premtimin kërcënues të kthimit në të njejtin model qeverisjeje të cilin vetëm katër vjet më parë e përzunë. Kush është Shqipëria e Madhe që Basha premton të ringjallë? Ajo e Gazidedes? Ajo e firmave piramidale mashtruese? Ajo e tentativave për puç? Ajo e Lazaratit? Ajo e Gërdecit apo ajo e 21 janarit?

Pra, Basha kërkon qeverinë teknike vetëm sepse nuk do që të shkohet në votime, duke e ditur që pa Metën do t’i humbasë zgjedhjet. Dhe, pasi e di mirë që nuk do ta ketë kurrë pas vetes, bën lidhjen midis qeverisë teknike dhe zhbllokimit të procedurave të vettingut. Një tjetër truk për të bllokuar procesin e reformës, që do të hiqte nga kontrolli i tij dhe, mbi të gjitha, nga kontrolli i familjes së Berishës, gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë. Sepse frika e tij e dytë e madhe, pas asaj të humbjes elektorale dhe daljes së tij nga skena, është procedimi penal personal.

Basha e di mirë që ishte ministër i Brendshëm kur Policia qëlloi mbi turmën e paarmatosur më 21 janar dhe ishte ministri i Transportit që manaxhoi tenderin skandaloz për ndërtimin e Rrugës së Kombit. Basha ka qenë ministër për tetë vjet rresht në qeverinë Berisha dhe i njeh shumë mirë abuzimet e tjera që ka bërë dhe që Prokuroria pas vettingut mund t’i zbulojë. Abuzime të tij dhe të Berishës & Familjes. Por, në rast se doktori do të shpresojë gjithnjë në një lloj amnistie “nderi” si babai shpirtëror i opozitës, për Bashën, pas humbjes elektorale, nuk do të ketë më asnjë parashutë. Rrezikon të kthehet në kokën e turkut që do të paguajë edhe për gjynahet e të tjerëve.

Ajo që po luhet tani në çadrën e lirisë për Lulzim Bashën është ndeshja finale, beteja për luftë a vdekje. Nuk do të heqë dorë kollaj, edhe pse ai vetë nuk di nga çfarë dhe kur të heqë dorë. Do të qendrojë i ngujuar deri në fund në atë çadër të bardhë, edhe sikur të mbetej vetëm fillikat, duke u kapur me dëshpërim mbas flamurit shqiptar, pasi flamurin e partisë së tij e quan tanimë tepër të vockël për ta mbrojtur nga fajet që ka bërë. Faje aq të mëdha në mënyrën se si e ka drejtuar opozitën për katër vjet, sa që bëjnë të duken të vogla fajet te shumta me të cilat të majtet kanë drejtuar për katër vjet qeverinë./Shqiptarja.com

Next Post
Prenga reagon pas akuzave: Ja e vërteta për 7 emrat (dokumentet)

Prenga reagon pas akuzave: Ja e vërteta për 7 emrat (dokumentet)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In