• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ata që shkatërruan arsimin, nuk kanë moral ta “mbrojnë” atë

by Artur Ajazi
02/11/2020 23:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Protesta dhe alarmi që japin shpesh ditët e fundit “specialistët” e Partisë Demokratike për arsimin, ngjet njëlloj si puna e atij që pasi ka vjedhur me kapuç në kokë, kthehet dhe bën interesantin në vendin e krimit. Atë që i kanë bërë sistemit arsimor ata që sot janë (dhe do të jenë në opozitë) në opozitë, duke nisur nga qeveria më e mbrapshtë e 1992-1996, dhe pastaj ajo e 2005-2013, nuk ja ka bërë askush. Shpërfytyrimi shkollave, teksteve shkollore, personelit arsimor, shthurja e disiplinës në shkolla, emërimet fiktive duke shkelur të gjithë kriteret, degjenerimi sistemit arsimit të lartë, dhe korrupsioni ishin disa prej pasojave që qeveria e Sali Berishës dhe e ministrave të tij anadollakë, lanë pasi u larguan me votën e 1 milion shqiptarëve.

Ata që futën në memorjen e mësuesve dhe nxënësve mendimin se “po nuk pagove nuk gjen punë si mësues”, ata që emërimet  e mësuesve i kthyen në pazare që varionin nga 5 deri 6 mijë euro për çdo vendim që dilte nga DAR-et, ata që shpikën “kartonin e kuq” si pajisje e çdo mësuesi kur shkelej disiplina nga nxënësit, ata që tenderat e shkollave i bënin në zyrat e partisë , sot dalin dhe japin leksione moraliteti, akuzojnë dhe shpifin  për të baltosur çdo ministër apo dhe zyrtar të Ministrisë Arsimit. I është dashur një punë e madhe ministrave  pasardhës në Ministrinë e Arsimit pas 2013, për të spastruar (dhe akoma ka mbetje të tjera) llumin e mbledhur nga Partia Demokratike në dikasteret dhe drejtoritë arsimore të rretheve. Gjithçka ishte kthyer në pazar, gjithçka bëhej me “urdhër partie”, gjithçka blihej dhe vidhej me “urdhër partie”, ndërkohë që në universitete, ishte kthyer në sistem korrupsioni.

Me para studentësh, ish-pedagogët dhe shumë petagogë aktualë në universitetet tona publike, kanë ngritur biznese, kanë blerë vila dhe hotele, ndërkohë që ka prej tyre që kanë shijuar edhe poste të larta deri në momentin kur Sali Berisha kishte pushtetin. Ende pa “ngrohur” mirë karrigen e ministres, prej 2 javësh i janë sulur Evis Kushit, kësaj zonje e cila rezulton të jetë ministrja më e pergatitur  profesionalisht që ka ardhur ndonjëherë në krye të Ministrisë së Arsimit. Ajo mbetet etalon i pastërtisë morale, profesionale, simboli i njeriut të përkushtuar ndaj detyrës dhe profesionit. Ministria e Arsimit, ka hyrë realisht në “ullitë” e punës, respektit ndaj detyrës,dhe angazhimit ndaj çdo problemi që kërkon zgjidhje në sistemin arsimor.

Sulmet ndaj ministres dhe jo vetëm, akuzat dhe epitetet vulgare që shigjetohen nga frëngjitë e SHQUP-it, kanë protagonistë ata që arsimin e kthyen në bixhoz, duke mbushur thasët me para emërimesh dhe provime  studentësh. Ata që arsimin e kthyen 100 vjet mbrapa, ata që shkollat i kthyen në stalla dhe kioska qoftesh, sot kanë kurajon të sulmojnë dhe akuzojnë ministren, drejtuesit dhe shefat e zyrave arsimore. Ata që drejtorët e shkollave i vunë me diploma fallco, ata që i mbushën shkollat me mësues mediokërr dhe rrugaçë, sot bëjnë moralistin dhe japin “leksione” si “duhet të jetë  arsimi në Shqipëri”. Ata që tekstet shkollore i kthyen në broshura pa vlerë, që ç’edukonin fëmijët dhe nxënësit e shkollave, duke e kthyer në rrjet korruptiv botimin, blerjen dhe shitjen e tyre, sot flasin për “klientelizëm korruptiv”. Gjithkush e mban mënd kohën e qeverisjes së Doktorit, aq më tepër gjendjen e shkollave dhe personelit të tyre në kohën e  tij. Kaq mjafton për tu thënë atyre që shesin moral dhe shpikin akuza, se arsimin sot e bëjnë profesionistët, dhe mbi baza shkencore madje, mjafton të zbresin në terren për të bindur vehten dhe kryetarin me seli në SHQUP.

Next Post
Italia i reziston izolimit, por Conte prezanton kufizime të ashpra

Italia i reziston izolimit, por Conte prezanton kufizime të ashpra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In