• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ata që për dhjetë vite, nuk besojnë te NATO

by Mero Baze
29/03/2019 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të gjitha përpjekjet për të festuar dhjetvjetorin e hyrjes së Shqipërisë në NATO, janë arsye të mjaftueshme për të  ilustruar faktin, se të njëjtat personazhe sillen si udhëheqës të një vendi që nuk është në NATO.

Ftesën për të hyrë në NATO, Shqipëria e ka marrë 15 ditë pas shpërthimit të Gërdecit, në Prill të vitit 2008, në kulmin e një ngjarje korruptive politike, pasi gazetat kryesore në botë, e kishin etketuar qeverinë si të korruptuar dhe djalin e kryeministrit, si njeriun që lëvizte fijet e korrupsionit në dy biznese të pista në Gërdec, njëri që merrej me trafikun e armëve drejt Afganistanit, e tjetri me demontimin vdekjeprurës.

Një vit më pas NATO e ratifikoi vendimin në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat koalicioni PD LSI sot në opozitë, I fitoi me sforco dhe manipulime flagrante të provuara dhe nga gjykatat.

Për fat opozita e atëhershme e mbështeti anëtarsimin në NATO , biles tejkaloi vetevten, duke bërë paqe pas krimit të Gërdecit dhe duke bërë marrëveshje politike me Sali Berishën për ndryshimet kushtetuese.

Dhjetë vjet pas pranimit në NATO, Shqipëria ka një president I cili thotë se ndjehet I kërcënuar nga Junta ushtarake dhe se është gati të vetvritet si Allende, një përpjekje, për të vizatuar Shqipërinë e vitit 2019, me Kilin e vititi 1979, kur një gjeneral që u përdor për të nxjerrë nga Presidenca Allenden, mori pushtetin me ndihmën e SHBA.

Kjo e bën qesharake ceremoninë në bulevard drejtuar prej tij, pasi në vetvete ai e konsideron Shqipërinë një vend të Amerikës Latine dhe jo një vend të NATO.

Kryetari real I opozitës Sali Berisha, njeriu që ishte kryeministër kur u pranuam në NATO, ka udhëhequr me vendosmëri djegien e mandatave nga opozita duke cënuar rënd integritetin e parlamentit dhe standartin e demokracisë, dy shtylla të forta mbi të cilët mbështeten parimet e sigurisë kombëtare të një vendi në NATO. Dhjetë vjet pasi Shqipëria ka hyrë në NATO, ai bën thirrje për rrëmbim armësh, për luftë civile, dhe konspiracion me kufijtë e Shqipërisë, këtij vendi që vet e ka firmosur që është anëtar I NATO. Ai sillet në të vërtet si politikan I një vendi të Lindjes Mesme dhe republikave kauakaze, dhe duket që kurrë nuk e  ka prnauar NATO dhe standatet e sja si standard për Shqipërinë, por si stoli për pushtetin e tij.

Kryemisntri I vendit Edi Rama , I cili pret pa shumë shpresa të hap negociatat në Qershor, ndjehet si një actor cirku në një paradë ushatarke, kur është akuzuar se ata ushtarë do përmbysin presidentin. Shpresa e tij e vetme është se mos dhe BE ashtu si NATO mbyll sytë siç mbylli NATO para Gëdecit dhe na hapin negociatat.

Shtypi dhe shoqëria civile, sot më shumë se sa për NATO ishin të shqetësuar se si të bindnin Lulzim Bashën, kryetarin kukull të opozitës, që ata janë besnikë të tij dhe nuk e tradhëtojnë, por janë të shqetësuar se mos I tradhëton ai me oligarkët pasi të marrë pushtetin. Dhe ai I njohur për njeri që nuk gënjen, I siguron se kjo nuk do të ndodh. Është egzaktësisht modeli I një vendi ku liria e shtypit është pazar mes shtypit dhe politikës, që një vend I NATO nuk e pranon kurrë.

Të vetmit që na kanë marrë seriozisht në këtë dhjetëvejtor janë SHBA dhe Komanda e NATO të cilët na dhuruan një bazë të rëndësishme ushtarake në Kuçovë që mund ti jap një impuls sigurisë sonë kombëtare dhe zhvillimit në atë zonë. Dhe natyrisht Rusia që duke qenë e shqetësuar për kufirin e NATO, që mund të përfshij dhe Serbinë, është instaluar në NISH me shpresë se mund të shkaktoj ndonjë trazirë në këtë drejtim.

Të huajtë, miqtë dhe armiqtë tanë janë të vetmit që na kujtojnë, se jemi vend anëtar të NATO. Se po të ishte për Presidentin, opozitën dhe raportet e tyre me qeverinë dhe parlamentn, e meritojmë të jemi një vend ku NATO, duhet të zbarkoj me trupa për të kthyer standartet e saj.

Next Post
Pronat në Himarë, Tsipras ‘kërcënon’ Tiranën zyrtare për negociatat me BE-në

Pronat në Himarë, Tsipras ‘kërcënon’ Tiranën zyrtare për negociatat me BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tani e kemi ne kontrollin”, pas Venezuelës presidenti amerikan paralajmëron dy shtete të tjera

“Tani e kemi ne kontrollin”, pas Venezuelës presidenti amerikan paralajmëron dy shtete të tjera

January 5, 2026
Qeveria e re/ Konstatimi i Kadillit: Rama me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

Bota që frymëzoi të ardhmen tonë ka vdekur

January 5, 2026
Tragjedia në Zvicër, futbollisti i Metz u hodh në flakë për të shpëtuar të dashurën

Tragjedia në Zvicër, futbollisti i Metz u hodh në flakë për të shpëtuar të dashurën

January 5, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armësh, Maduro del sot para gjykatës federale në New York

Akuzat për trafik droge dhe armësh, Maduro del sot para gjykatës federale në New York

January 5, 2026
VIDEO/ Policia ndërhyn në mesnatë për t’i hequr karriget: Lapaj transportohet me urgjencë në spital

VIDEO/ Policia ndërhyn në mesnatë për t’i hequr karriget: Lapaj transportohet me urgjencë në spital

January 5, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

January 5, 2026
“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In