• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension deri më 31 dhjetor 2026

by A R
19/02/2026 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush jeton në fshat dhe zotëron tokë bujqësore, mund të shlyejë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të papaguara pa kamatvonesa apo penalitete. Detyrimi vjetor për ata që banojnë në zonat fushore është 38 mijë e 400 lekë, ndërsa për ata në zonat malore 29 mijë e 400 lekë në vit.

“Kjo është një lehtësi shumë e rëndësishme për fermerët, sepse u jep mundësinë të rregullojnë vite të tëra detyrimesh të papaguara pa u rënduar nga gjobat dhe interesat. Në praktikë, qytetari paguan vetëm shumën bazë të kontributeve dhe i mbyll përfundimisht detyrimet prapambetura”, u shpreh eksperti Kujtim Hoxha.Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë”

Falja e kamatvonesave dhe gjobave vjen si pasojë e ligjit “Për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime, dogana dhe pushteti vendor” të miratuar fundvitin e shkuar. Ai përfshin periudhën nga 1 janari 2015 e deri më 31 dhjetor 2024. Kjo me kushtin që kontributi i plotë të paguhet brenda datës 31 dhjetor 2026.

“Ligji përcakton qartë periudhën që përfshihet në falje dhe vendos një afat të fundit për pagesën. Kjo do të thotë se kush dëshiron të përfitojë, duhet të shfrytëzojë këtë dritare kohore, përndryshe detyrimet do të mbeten aktive dhe do të vijojnë të rëndohen”, theksoi eksperti.

Kjo nismë u jep mundësi fermerëve që prej vitesh kanë detyrime të akumuluara t’i mbyllin ato pa kosto shtesë, duke paguar vetëm shumën e kontributeve sipas masës së përcaktuar.

“Për fermerët, pagesa e kontributeve nuk është thjesht një formalitet, por një garanci për të ardhmen. Ajo lidhet drejtpërdrejt me të drejtën e pensionit, me sigurimin shëndetësor dhe me aksesin në shërbime që janë të domosdoshme, sidomos në moshë të tretë”, shtoi më tej Hoxha.

Autoritetet bëjnë apel që fermerët të përfitojnë nga kjo mundësi brenda afatit ligjor, në mënyrë që të sigurojnë vijimësinë e përfitimeve nga skema e sigurimeve shoqërore, përfshirë të drejtën e pensionit dhe mbrojtjen shëndetësore.

Next Post
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In