• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ata që e rrënuan drejtësinë, sot hiqen si avokatë të saj

by Artur Ajazi
20/06/2020 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sa mëkate rëndojnë mbi ata që rrënuan drejtësinë, që asfiksuan fuqinë dhe efektin e zbatimit të ligjeve, sa mëkate rëndojnë mbi ata, që sot merren kur u intereson me Venecian, dhe që janë vetshpallur si “avokatë” të reformës. Janë pikërisht ata, sejmenët dhe shefat e Partisë Demokratike, asaj force politike, që drejtësinë për 30 vjet e ka shpërfytyruar, e ka shkelur me këmbë, e ka përdorur për interesat e saj, për të luftuar kundërshtarin politik, për të fituar zgjedhjet e pamerituara, për të kopsitur dosjet e “armikut” të klasës, për të rrasur në burg cilindo që ishte kundër tyre, madje edhe për të mbrojtur shkelës ligji.

Janë kthyer sot në “avokatë” të drejtësisë, “përshëndesin” Venecian, ata që mbushën gjykatat dhe prokuroritë, me kursantë 6 mujorsh që u bënë milionerë, janë kthyer në mbrojtës të “vendimeve të Venecias” ata që deri para pak muajsh e kishin kapur për “gryke” sistemin gjyqsor, me të cilin kanë vendosur për 30 vjet, kush fiton zgjedhjet, kush hyn dhe del nga burgu, kush e mban të hapur, dhe kujt i mbyllet dosja penale. Janë kthyer në “avokatë” të drejtësisë, ata që nuk donin të votonin reformën në drejtësi, ata që ishin dhe janë edhe sot kundër Vettingut, ata që e mbushën sistemin e drejtësisë me mediokërr, militantë partie, dhe që me vendimet e tyre të paligjshme, zhvatën prona dhe miliona, duke futur në sistem si garantues, vetëm sekserin.

Vetting-u, dihet se ka nxjerrë nga “loja” e pistë edhe shumë nga kursantët e dikurshëm të drejtësisë mizerabël, një prej “veprave” madhore të Partisë Demokratike përgjatë pushtetit të saj. Por fatkeqësia më e madhe, është fakti se, edhe sot e kësaj dite, ka akoma në Tiranë dhe rrethe, në gjykata dhe prokurori, vemje të së shkuarës, që vegjetojnë, mbrojnë dhe nxitojnë të japin dhe marrin vendime antiligjore, duke e ditur se fundi i tyre, nuk është larg.

Ata që sot komentojnë dhe mbrojnë verdiktin e Venecias, apo dhe i dalin në “mbrojtje” kreut të shtetit, duke e etiketuar atë si “të pagabueshëm dhe garantues i Kushtetutës”, ata që sot janë gati të bëjnë paktin e tyre edhe me djallin, veç me zbatimin e ligjit jo, janë pengesa e fundit e reformës në drejtësi. Gagaçët e peshkuar andej-këndej, që bëjnë sikur duan me ngulm “Gjykatën Kushtetuese”, nuk janë gjë tjetër veçse shërbëtorët kokëulur të një partie që mundohet të mbrojë fantazmën e fundit të tranzicionit në Shqipëri. Partia

Demokratike, duhej të ishte e para, që duhej të kërkonte “Ndjesë Publike” për katrahurën që ka sjellë politika dhe qeverisja e saj në sistemin e drejtësisë, duhej të ishte e para, që tu tregonte me vepra shqiptarëve, sa shumë mëkate rëndojnë mbi vendimet antiligjore të saj, duke nisur nga politizimi sistemit të drejtësisë (dhe jo vetëm) deri tek ngritja në sistem e korrupsionit, në gjithë hallkat e tij.

Edi Rama, ka përballë sot shkatërruesit dhe penguesit sistematikë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, Edi Rama ka sot përballë tij, korin e “avokatëve” që mbrojnë paligjshmërinë, që duan me çdo kusht regresin dhe dështimin e misionit historik për integrimin e vendit në BE, dhe konsolidimin e shtetit ligjor. Fitorja, padyshim është obligim i çdo shtetari dhe shqiptari të ndershëm, kurse humbja është çmimi që do të paguajnë ata që baltosën dhe vazhdojnë të pengojnë rrugëtimin e Shqipërisë, drejt të ardhmes europiane.

Next Post
Maqedonia e Veriut/ Rregjistrohen 11 të vdekur dhe 185 raste të reja me Covid-19 orët e fundit

Maqedonia e Veriut/ Rregjistrohen 11 të vdekur dhe 185 raste të reja me Covid-19 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

March 20, 2026
“Epsteini” ynë

Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve

March 20, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Deputet, e di kujt i dhe dorën?!

March 20, 2026
Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

March 20, 2026
SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

March 20, 2026
Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

March 20, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Ku, për çfarë dhe kundër kujt do ‘kandidoni’?

March 20, 2026
‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

March 20, 2026
Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

March 20, 2026
Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In