• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ata që e kanë amnistinë si konkurrencë

by Mero Baze
15/07/2022 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ajo që interpretohet gabim në debatin e brendshëm, është termi “amnisti fiskale”. Kjo që po tenton të bëjë qeveria, nuk është amnisti fiskale. Ky është legalizim kapitalesh. Amnistia fiskale është e vërtetë që vret konkurrencën e ndershme dhe dekurajon taksapaguesit, pasi i vë ata në pozita të pabarabarta në treg etj..

Por edhe pse është e tillë, ajo aplikohet rregullisht në Shqipëri nga të gjitha qeveritë dhe nuk është se ka ndonjë debat të madh rreth saj.

Kjo që po tenton qeveria me pak fjalë është të tërheqë në Shqipëri kapitale të palegalizuara të emigrantëve shqiptarë në botë, me një sërë kufizimesh, që e bëjnë këtë fushatë më të zhurmshme se sa fitimprurëse.

Refuzimi nga jashtë është normal, kurse refuzimi nga brenda Shqipërisë është i dyshimtë.

Është normale që çdo vend i Bashkimit Evropian të jetë kundër legalizimit të kapitaleve që po ndërmerr qeveria shqiptare, pasi amnistia ka objektiv të tërheqë paratë e palegalizuara të emigrantëve shqiptarë në Perëndim.

Asnjë vend nuk ka dëshirë që paratë e fituara në ekonominë e tij, të eksportohen në një vend tjetër, i cili krijon lehtësira fiskale për to. Në këtë aspect, do të ishte marrëzi të mendoje që qeveria shqiptare do të has mirëkuptim me Evropën në këtë çështje.

Madje qeveria ka tre vjet që merret me këtë çështje, duke e konsultuar me çdo vend evropian, dhe ka modifikuar shumë nga termat me të cilat e ka nisur amnistinë. Fakti që ka tre vjet dhe nuk bind dot Evropën për këtë çështje, shpjegon gjithçka lidhur me kundërshtimin e Evropës.

Amnistia kundërshtohet nga brenda dhe nëse shikon segmentin e atyre që e refuzojnë, janë pikërisht ata që nuk duan konkurrencë në këtë drejtim.

Arsyeja është se amnistia praktikisht përjashton çdo zyrtar të shtetit shqiptar të bëjë deklarim dhe çdo familjar të tij. Ministra, ish-ministra, deputetë, ish-deputetë, zyrtarë të lartë dhe të mesëm dhe ish të tillë, gjyqtarë, prokurorë e çdo zyrtar tjetër, praktikisht gjithë piramida e rëndësishme e shtetit shqiptar, nuk përfiton nga kjo skemë. Po ashtu përjashtohet nga kjo skemë çdo njeri me rekorde kriminale dhe e pëson çdo njeri që fsheh rekordet kriminale, kur i deklaron paratë.

Janë pikërisht këto kushtëzime të forta, që sanitarizojnë legalizimin e kapitaleve të korrupsionit dhe trafiqeve të brendshme, ato që kanë egërsuar debatin e brendshëm kundër amnistisë.

Është interesante të dëgjosh Sali Berishën që thotë se një njeri që bën 2 milion euro, nuk ka shanse të mos jetë kriminel. Atë mendoj dhe unë kur shikoj se djali i tij vetëm në televizionin e familjes ka mbi 5 milionë euro kapitale, pa llogaritur vila, toka pa fund dhe biznese me emra të maskuara.

Fakti që ai kufizohet të deklarojë këto kapitale dhe i mban në emër të shokëve apo shoferëve të familjes, duket që e shikon këtë fushatë legalizimesh kapitali, si  konkurrencë ndaj tij.

Vet qeveria e Berishës bëri një legalizim kapitalesh të investuara në biznese, duke i legalizuar ato në masën 3 për qind, mjafton që ti deklaroje, çka është një legalzim i tërthortë i kapitaleve.

Dhe të mos harrojmë se ka pas kompani shqiptare që kanë pas nga 1 deri 3 milion euro makineri të blera në të zezë dhe pa deklaruar as dogana dhe as origjinë të blerjes së tyre.

D.m.th. kjo gjë ka ndodhur, por nuk u bë legalizim parash, por legalizim kapitalesh të investuara.

Problemi i dytë është klima e besimit në të cilën bëhet kjo amnisti.

Shumë vende të Bashkimit Evropian që e kanë bërë këtë legalizim kapitalesh, e kanë mbrojtur atë dhe penalisht për të rritur besimin. Kjo që po bëhet në Shqipëri me kaq zhurmë dhe kaq debate të brendshme, do ta dobësojë dhe më shumë besimin tek legalizimi dhe aty do përfundojnë emigrantë që kanë kursyer deri në 50 mijë apo 100 mijë euro në vite dhe duan të blejnë ndonjë shtëpi në Shqipëri.

Një emigrant shqiptar që sot do të blejë një apartament në Tiranë, nëse nuk i ka të gjithë paratë në bankë, nuk e blen dot pasi duhet të kalojë paratë me llogari tek noteri. Edhe pse janë aq të rrepta këto ligje, nuk e kanë hequr Shqipërinë nga zona gri e pastrimit të parave në të cilën klasifikohet rregullisht.

Si përfundim, me kaq shumë zhurmë e me kaq shumë kufizime, ne rrezikojmë të dëmtohemi më shumë nga zhurma, se sa nga paratë që do të vijnë. Pasi mbi të gjitha amnistia është klimë besimi për të deklaruar dhe legalizuar kapitalet.

Me kaq shumë panik sa po injekton debati për amnistinë, mos prisni të sjellë njeri 2 milion euro. Po erdhi ndonjëri me 20 mijë, priteni në aeroport. Kështu qetësohet dhe Sali Berisha, pasi nuk ka konkurrencë për legalizim kapitalesh. Ai të vazhdojë i qetë të bëjë sikur shet e blen boronica, derisa të legalizojë gjithë çka vjedhur, edhe duke vrarë, në këtë vend.

Next Post
Biden vizitë në Arabinë Saudite, kërkesë të veçantë Mbretit Salman për të “hapur rubinetat” e naftës

Biden vizitë në Arabinë Saudite, kërkesë të veçantë Mbretit Salman për të "hapur rubinetat" e naftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

February 27, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

U shkarkua nga posti i Ministres së Jashtme, reagon për herë të parë Elisa Spiropali: Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim

February 27, 2026
Krijohet Komanda Kibernetike e Ndërlidhjes, ministri Vengu: Jemi trajnuar nga aleatët amerikanë

U shkarkua si ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Ishte privilegj ta udhëhiqja këtë ministri!

February 27, 2026
Tentativë vrasje për hakmarrje, ja me sa vite burg dënohen dy autorët në Fier

Tentativë vrasje për hakmarrje, ja me sa vite burg dënohen dy autorët në Fier

February 27, 2026
Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin! Nga fustani tek unaza, zbulohet detaje nga dasma e tyre

Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin! Nga fustani tek unaza, zbulohet detaje nga dasma e tyre

February 27, 2026
Tentuan të vrisnin Marius Hasallën në Lushnjë për gjakmarrje, por i plagosën hallën! Gjykata dënon me 50 vite burg porositësin dhe atentatorin

Tentuan të vrisnin Marius Hasallën në Lushnjë për gjakmarrje, por i plagosën hallën! Gjykata dënon me 50 vite burg porositësin dhe atentatorin

February 27, 2026
Presidentja e RMV në krah të Begaj: Bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes

Presidentja e RMV në krah të Begaj: Bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes

February 27, 2026
Durrës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis

Durrës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis

February 27, 2026
Detaje nga vdekja e 17-vjeçarit/ Adoleshenti shkoi në shtëpi i plagosur me thikë në kraharor më pas vëllai e çoi në spital, çfarë ndodhi me shokun e tij?

Detaje nga vdekja e 17-vjeçarit/ Adoleshenti shkoi në shtëpi i plagosur me thikë në kraharor më pas vëllai e çoi në spital, çfarë ndodhi me shokun e tij?

February 27, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

I akuzuar për pengim drejtësie, prokurori Hafetz: Udhëzimet e Thaçit kishin në shënjestër dëshmitarë specifikë

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In