• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ata që duan t’i ikin gjykimit të 21 janarit…

by Alba Malltezi
14/11/2025 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi   

Është për t’u habitur se si disa shqiptarë vazhdojnë të bëjnë akrobatët duke dhënë spektakël në sy të të gjithëve se si e sfidojnë drejtësinë e re. Nuk është as një, as dy, por janë një grup i tërë politikanësh që në mënyrën më qesharake refuzojnë fletthirrjet për t’u paraqitur e për të thënë versionin e tyre të fakteve. 

Duket sikur Drejtësia e re po i privilegjon, po u lë kohë, po bën sikur ata vërtetë nuk marrin fletthirrjet. Në një farë mënyrë, po i lë të japin spektaklin e tyre të fundit para se të japin llogari për ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur në Shqipëri që pas hapjes së viteve ’90. Ngjarje ku humbën jetë njerëz totalisht të pafajshëm. 

Si në një rodeo alla shqiptare, që kërkon të zërë me lak përgjegjësit dhe shkaktarët e 21 janarit, drejtësia e re ka në dorë sot jo vetëm atë që ndodhi me 21 janar në sy të gjithë telekamerave, por edhe e gjithë ajo që ndodhi përreth secilës ngjarje, secilës viktimë, secilit të plagosur në ditët që do të vinin më pas.  Sepse asgjë nuk mbaroi atë 21 janar. E gjithë puna e pisët nisi pikërisht pas 21 janarit. E gjithë puna e një shteti të inkriminuar, të kalbur, të korruptuar nën dëshirat dhe urdhërat primitive të një individi u bë pas atyre vrasjeve flagrante që të gjithë i pamë të shënuar me rrethin e kuq të studiove televizive dhe të komentuara nga gazetarët tanë. 

Kapjet për llogaridhënie për 21 janarin janë ndër më të vështirat, më të lodhshmet dhe më të rëndësishmet për drejtësinë dhe shoqërinë tonë. Por “demat e tërbuar” të politikës së mbrapshtë, në një ditë apo në një ditë tjetër do të bien nën litarin e “kaubojsve” të drejtësisë. Është vetëm çështje kohe për ata. 

Next Post
VIDEO-“Laborator” kanabisi në Shkodër, arrestohet 35-vjeçari dhe 6 punonjëset që përpunonin drogën (EMRAT)

VIDEO-“Laborator” kanabisi në Shkodër, arrestohet 35-vjeçari dhe 6 punonjëset që përpunonin drogën (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Konflikti më serioz që pas Luftës së Dytë”, Paskal Milo: Nuk do përdoren armët bërthamore…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In