• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Astronomët paralajmërojnë: Bota do të shohë përplasje yjesh më 2022

by Java News
08/01/2018 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në univers, veçanërisht në galaktikën tonë, ka një numër të madh sistemesh me shumë yje ku dy ose më shumë yje rrotullohen përreth njëri-tjetrit. Në shumë nga këto sisteme, yjet përplasen me njëri-tjetrin. Një dukuri që ka qenë e njohur për astronomët për një kohë të gjatë. Por shkencëtarët thonë se një përplasje që ka ndodhur pothuajse dy mijë vjet më parë, do të mund të shihet së shpejti me sy të lirë.

Para 1 mijë e 800 vjetësh, në shekullin e tretë, Perandoria Han e Kinës ishte e ndarë në tre mbretëri, qytetërimi Maja kishte hyrë në periudhën klasike, Roma ishte në një gjendje anarkie ushtarake dhe në botë mbizotëronte paganzimi. Në këtë kohë, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në qiell, dy yje u përplasën me njëri tjetrin në plejadën e Cygnusit.

Por askush nuk mundi ta shihte një gjë të tillë. Shpërthimi ndodhi 1 mijë e 800 vjet vite drite larg, që do të thotë se ndriçimi që u përftua nga ajo përplasje yjesh, do të arrijë tek ne 1 mijë e 800 vjet më vonë.

Kjo do të ndodhë në vitin 2022, sipas përllogaritjeve të një grupi shkencëtarësh dhe studentësh në Kolegjin Calvin në shtetin e Miçiganit. Astronomi Larry Molnar, që kryesoi grupin parashikon se shkëlqimi i shpërthimit do të jetë një nga objektet më ndriçuese në qiellin e natës, për një kohë të gjatë.“Dy yjet janë aq pranë njëri-tjetrit saqë sikur prekin njëri-tjetrin”, thotë ai.

Profesor Molnar thotë se distanca mes yjeve është e barabartë me 1.5 e diametrit të tyre dhe atyre u duhen vetëm 11 orë që të shkojnë përreth njëri-tjetrit.
“Ato mund ta bëjnë këtë në mënyrë të qëndrueshme për miliona vjet, por në rastin e këtij ylli, rezultoi se periudha orbitale po shkurtohej gjithnjë e më shumë dhe ritmi po përshpejtohej. Ky ishte sinjali për ne”, tha profesor Molnar.

E thënë ndryshe, këta yje në plejadën Cygnus po afrohen më pranë njëri-tjetrit pas çdo rrotullimi, si dy sfera të lidhura nga një shufër.“Ajo që e bëri këtë proces edhe më interesant ishte puna me studentët, veçanërisht njëri prej tyre, Dan Van Noord. Në fakt ishte ai që pati idenë”, thotë profesor Molnar.Përplasja do të çlirojë një energji të jashtëzakonshme dhe një yll i ri do të lindë.

“Kështu krijohen yjet e rinj dhe shtresa përreth tij shpërthen, çlirohet dhe kthehet në mjegullnajë, që shkëlqen për një kohë shumë të shkurtër, por pas një fare kohe përhapet, bëhet transparente dhe e humb shkëlqimin dhe ajo që mbetet për t’u parë në brendësi është si një bërthamë gjigante”.Mbi 80 për qind e yjeve në galaktikën tonë bëjnë pjesë në sisteme shumëyjore, me dy ose më shumë yje.

Imagjinoni sikur të kishim edhe në sistemin tonë diellor dy ose më shumë diej.Astronomët thonë se jemi me fat që kemi një diell që na jep jetë dhe mundësinë të shijojmë mrekullitë që gëzojmë prej shkëlqimit të tij nga agimi e deri në perëndim çdo ditë.VoA. (b.an)

Next Post
“Tirona”, një simbol antisistem

Sondazhi, sa vota mund të marrë sot Veliaj në Tiranë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In