• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Astrit Patozi: Pse s’duhet të çuditet Fino, që fitoj sërish Duka!

by Java News
07/02/2018 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka komentuar garën e sotme ku u zgjodh kreu i ri i FSHF-së, ku Armand Duka arriti të fitonte ndaj Bashkim Finos. Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Patozi shkruan se e ka ditur se do të fitonte Duka që ditën e parë që u hap gara për FSHF-në. Kjo për faktin, shton Patozi- se Shqipëri nuk ka institucione, por vetëm kompani të mëdha apo të vogla biznesi.

Patozi tha mes të tjerash se në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje, por vetëm votime. dhe sa kohë që kjo flamë do të vazhdojë, këtu nuk do të ketë institucione, por vetëm kompani private me një pronar të vetëm.

MESAZHI I PATOZIT
PSE NUK DUHET TË ÇUDITET BASHKIM FINO…

E kam ditur se do të fitonte Armando Duka, që ditën e parë kur u hap gara për FSHF-në, por nuk desha ta flas dhe bëra mirë.
Jo se jam profet, as se e njoh me mirë se të tjerët botën e futbollit shqiptar. Por se e di ndoshta pak më mirë se të tjerët që në Shqipëri nuk ka institucione, por vetëm kompani të mëdha apo të vogla biznezi.
Duke filluar nga qeveria, opozita, partitë politike, universitetet, akademitë, media, shoqatat dhe padyshim edhe Federata e Futbollit nuk ka pse bën përjashtim.
Dhe si të tilla ato funksionojnë pak a shumë përmes ligjësive të ngjashme. Ku pronari apo aksioneri kryesor ka vetëm dy mundësi që të largohet, ose të lodhet e të ikë vetë, ose, larg qoftë, të vdesë. Ndaj edhe Bashkim Fino, më shumë se kushdo tjetër, nuk duhet të çuditet sot pse humbi. Sepse, një gjë që nuk e kërkon në partinë apo qeverinë e vet, nuk ka si ta gjejë tek “shtëpia” e tjetrit.
Edhe Armando Duka, i cili sot po akuzohet si uzurpator e plot etiketime të tjera, nuk ka asnjë arsye për të qenë shenjt, sa kohë që sheh se çfarë bëhet rrotull tij. Duke filluar nga më të mëdhenjtë e vendit, i pari fare, që nuk bën zgjedhje fare në partinë e vet, ndërsa i dyti, që vjedh edhe votat e shtëpisë së tij.
Sepse në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje, por vetëm votime, dhe sa kohë që kjo flamë do të vazhdojë, këtu nuk do të ketë institucione, por vetëm kompani private me një pronar të vetëm.
Kjo vlen për zgjedhjet politike dhe për zgjedhjet lokale, për ato të partive, por edhe ato në Akademi, universitete dhe shoqata, madje edhe për administratorin e pallatit, po u bë me votim. Ndaj edhe do i ftoja modestisht të gjithë kritikët e Armando Dukës, që nëse e kanë seriozisht betejën e tyre dhe në shërbim të publikut, të mos harxhojnë kaq shumë energji me Federatën Shqiptare të Futbollit, por t’i drejtojnë prozhektorët e tyre aty ku janë rrënjët e së keqes. Tek politika, si biznesi më fitimprurës dhe pastaj sigurisht ka vend edhe për federata, shoqata e kështu me radhë…

Next Post
E shoqja menaxhere: “Icardi vlen plot 250 milionë euro”

Agjenti i mirënjohur e pranon: Icardi do të jetë transferimi i madh i verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

January 19, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës…

Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës…

January 19, 2026
“Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh!”-Tedi Blushi: Jeni bërë mburojë e korrupsionit

“Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh!”-Tedi Blushi: Jeni bërë mburojë e korrupsionit

January 19, 2026
Opozita, kaos në sallë/ Sesioni i ri parlamentar, Peleshi: Shqipëria në fazë të re, integrimi kërkon konsensus të gjerë!

Opozita, kaos në sallë/ Sesioni i ri parlamentar, Peleshi: Shqipëria në fazë të re, integrimi kërkon konsensus të gjerë!

January 19, 2026
I morën rreth 2 milionë lekë biznesmenit në Korçë për të mos i vendosur gjobë, në arrest dy inspektorët e ISHTI-t

Mashtrimet në “Call Center” në Tiranë, GJKKO cakton arrest me burg për 6 persona (EMRAT)

January 19, 2026
Tensione në Kuvend gjatë sesionit të ri/ Bardhi-Peleshit: Ke shkelur ligjin, po bëhesh “mburojë” e…

Tensione në Kuvend gjatë sesionit të ri/ Bardhi-Peleshit: Ke shkelur ligjin, po bëhesh “mburojë” e…

January 19, 2026
Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren e Kuvendit

Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren e Kuvendit

January 19, 2026
Mbeti i vrarë në burgun grek/ Detajet, Jani Aliaj autor i vrasjes së Elton Çiços, e shkuara e errët e 49-vjeçarit (FOTO)

Mbeti i vrarë në burgun grek/ Detajet, Jani Aliaj autor i vrasjes së Elton Çiços, e shkuara e errët e 49-vjeçarit (FOTO)

January 19, 2026
Projektligji për Policinë Bashkiake, Koçiu: Përmirësim i shërbimeve dhe rritje e sigurisë publike

Projektligji për Policinë Bashkiake, Koçiu: Përmirësim i shërbimeve dhe rritje e sigurisë publike

January 19, 2026
Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In