• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Astiri”, ose fundi pa lavdi i kauzave false

by Alfred Peza
12/11/2019 23:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Tani që aksioni i shembjes së të gjitha godinave që pengonin zbatimin e projektit të unazës së madhe në Tiranë ka përfunduar, ka nisur gara publike për ti vendosur një diçiturë, një çështje që po diskutohet prej më shumë se një viti në Shqipëri.

Për shkak të afërsisë me qendrën e kryeqytetit dhe sensibilitetin social e solidaritetin njerëzor që prodhon akti i prishjes së godinave të banimit në një vend historikisht të varfër, opozita shqiptare u mundua që zbatimin e një projekti për nevojat publike të firmosur nga Kryeministri komunist Adil Çarçani që më 1989, ta shndërronte në një kauzë politike.

Ka qenë në stilin e kësaj opozite që të rrëmbejë çdo protestë qytetare. Çdo demonstrim të shoqërisë civile. Çdo kërkesë të një grupimi sado të vogël a të madh njerëzish për hallet e tyre. E për ti privatizuar më pas deri në zhbërje. Duke i shndërruar ato në kalin e ngordhur të betejave të saj të radhës, për interesa të pastra pushteti dhe jo të qytetarëve.

E ka bërë këtë përgjatë gjithë këtyre viteve të pas 2013-tës, në opozitë. Tentoi që ta bënte jo vetëm me protestën e banorëve të zonës së Kukësit, kur ata demonstruan për çështjen e tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit. Por, e bëri këtë edhe me protestën e studentëve të universiteteve të një viti më parë, kur u ngritën për kërkesat e tyre të drejta, të cilat tashmë janë adresuar pothuasje të gjitha për zgjidhje.

E njëjta metodë u përdor edhe me banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë. Tek të cilët shkuan fillimisht për “solidaritet”. Më pas për ti mbështetur në kërkesat e tyre. Për tu veshur më pas jelekët portokalli në përpjekje për të imituar “jelekverdhët” e Francës. I nxorrën fillimisht për ti bashkuar me studentët para ministrisë së Arsimit. Më pas i çuan para godinës së Parlamentit dhe në bulevard, kur dogjën mandatat e deputetëve të opozitës, për të realizuar atë që e cilësuan si “revolucion popullor” për të rrezuar Edi Ramën, që të vinte në pushtet Luli me Monën.

Revolucioni dështoi. Zgjedhjet e 30 Qershorit nuk u bllokuan. Edi Rama nuk iku. E kështu edhe “jelekportokallinjtë” nuk iu deshën më. Në korrik e gusht askush nuk u kujtua për ta. As në fillim të shtatorit. Më pas herë pas here dikush kujtohej që kishte ca ditë pa dalë në televizor dhe vraponte për të nxjerrë grupin e gatshëm të “Astirit” për të bllokuar qarkullimin në rrugë. I fusnin nga një të sharë dhe kërcënimin “numër 707 serioz” kundër Edi Ramës dhe ja hipnin makinave të tyre superluksoze, dhe shkonin e flinin të lumtur nëpër shtëpitë e rehatshme në qendër apo në zonat rezidenciale të periferisë.

Ndaj nuk ishte çudi se përse kur fadroma u shkuan banorëve nëpër shtëpia e binzese për ti shembur, mediat vrapuan të thonë se asnjë prej liderëve të opozitës nuk e prishi gjumin dhe u kujtuan që të shkonin pranë tyre, vetëm atëherë kur nuk u bënin më punë. Kaq u desh që rrjeti të shpërthente kundër lidershipit të opozitës, e cila i ka parë betejat dhe kauzat qytetare, thjeshtë dhe vetëm si sebepe të luftës së saj për pushtet.

Ky ishte fundi pa lavdi i kauzës false të “Astirit” të cilën opozita e deshi vetëm për interesin e vet. Nesër në mëngjes, kur lidershipi i saj ta ketë lënë pas çështjen e banorëve të unazës së madhe, kauza e saj e pasinqertë do jetë harruar si shumë e shumë të tjera të ngjashme me të. Ajo që do të mbahet mend gjatë pas kësaj, është shija e hidhur e zhgënjimit qytetar, që ndoshta për një moment mund të kenë besuar vërtetë, se opozita ishte në anën e tyre.

Next Post
Zhytet PD, 70 mijë vota i bëjnë firo në 1 muaj

Real Story/Analisti: “Vetëvendosja hodhi sot farën e parë në Tiranë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In