• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Associated Press/ Brukseli përgatitet të “ngrijë” Shengenin, fundi i lëvizjes së lirë?!

by Aalison Pearse Stevens
13/02/2016 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian është i gatshëm të pezullojë marrëveshjen Shengen dhe të lejojë kryerjen e kontrolleve kufitare brenda hapësirës së qarkullimit të lirë. Brukseli do ta argumentojë këtë masë me krizën e refugjatëve dhe problemet në kontrollin e kufirit nga ana e autoriteteve greke.
Kështu ka bërë të ditur agjencia Associated Press, që thotë se ka parë dokumentet sekrete të ofruara nga një zyrtar i BE-së. Për shkak të karakterit konfidencial të dokumenteve, zyrtari ka kërkuar që të mbetet anonim, thekson agjencia.
Sipas agjencisë, dokumentet tregojnë se politikëbërësit e Unionit po përgatiten të përdorin për herë të parë një klauzolë të gjendjes së emergjencës, me argumentin se Greqia e ka të pamundur të mbrojë kufijtë e vet. Më shumë se 2000 njerëz mbërrijnë çdo ditë në ishujt grekë nga Turqia; shumica e tyre synojnë të vazhdojnë për në brendësi të Europës, në vendet më të pasura, si Gjermania dhe Suedia.
“Me flukset e emigrantëve që mbeten konstante, ndërsa koha po mbaron, ministrat e BE ranë dakord se e vetmja zgjidhje është zbatimi i nenit 26 të marrëveshjes Schengen”, thuhet në emailin që zyrtari europian i dërgoi Associeted Press-it.
Sipas nenit 26 të marrëveshjes Schengen, secili prej vendeve anëtare mund të vendosë në mënyrë të njëanshme kontrollin në kufijtë e vet për një periudhë deri gjashtë muaj, por ky afat mund të shkojë deri në dy vjet.
Associeted Press thotë se zyrtarë të qeverisë greke, që u pyetën mbi përmbajtjen e emailit, nuk pranuan të komentojnë “dokumente që nuk janë bërë publike”.
Të premten, Bashkimi Europian i bëri thirrje Greqisë që brenda tre muajve të korrigjojë defektet në ruajtjen e kufirit të jashtëm. Në rast të kundërt Komisioni paralajmëroi se hapet rruga për vendosjen e kontrolleve në brendësi të zonës Shengen, çka sipas analistëve grekë do të thotë pezullim i Greqisë nga marrëveshja për zonën e qarkullimit të lirë./respublica/

Next Post

Armina dhe Shkëlzeni, ja surpriza që i pret për Shën Valentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In