• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Asociacioni, opozita kërkon kujdes në raportet me aleatët dhe respektim të Kushtetutës

by A R
05/02/2023 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presioni për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe po shtohet çdo ditë e më shumë nga ndërkombëtarët, ndërsa ekzekutivi i Kosovës, së fundmi ka dalë me gjashtë kushte për formimin e tij. Deputetët e partive opozitare adresuan kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, dhe thanë se kjo çështje duhet të merret me seriozitet nga kryeministri Albin Kurti, i cili duhet të jetë në bashkëpunim me SHBA-në.

Sipas tyre, fakti që Qeveria nuk ishte e ftuar në lutjet e mëngjesit në SHBA, lënë të nënkuptohet se mund të ketë dëmtim të raportit me ShBA-në. Nga pozita thanë se nuk ka arsyeje pse të formohet apo të propozohet plan i ri për Asociacionin.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha për KosovaPress se Qeveria duhet ta nxjerrë një alternativë tjetër nga ajo që është parë deri tash për Asociacionin.

“Në këtë rast Asociacioni është çështje që duhet ta marrë përgjegjësi Qeveria e Kosovës. Ne e dimë që Qeveria duhet ta nxjerrë një statut në mbledhjet e saj për Asociacionin, i cili duhet të jetë në harmonizim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës…Qeveria duhet të ketë alternativa, duhet të ruajë partnaritet me miqtë ndërkombëtarë, me SHBA-të dhe me BE-në. Duhet të jetë e sinqertë dhe transparente për qytetarët e Kosovës dhe jo të krijojë këso situata dhe në fund të veprojë ndryshe. Mendoj se nuk është e sinqertë sa i përket Asociacionit, qëndrimi i Kurtit”, tha Beqa.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi tha se ekzekutivi duhet të dalë përballë këtyre proceseve, derisa shtoi se duhet të ketë kujdes në raport me ShBA-në.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të dalë përballë këtyre proceseve të vendit tonë. Çdo proces që ka të bëjë me shtetin e Kosovës, kryeministri duhet të dalë me një përgjigje se çfarë do të veprojë me çështjen e Asociacionit. Pra, puna i mbetet kryeministrit, pasi ka 51%…Po ashtu, kryeministri duhet të ketë kujdes në raport me SHBA-të, sepse falë tyre ne jemi këtu. Ne si LDK e kemi përkrahur kryeministrin në proceset integruese, por gjithmonë ato procese kur kanë qenë në dakrodim me SHBA-të dhe BE-në”, tha Krasniqi.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj u shpreh për KosovaPress se kryeministri Kurti ka bërë veprime të gabuara duke rrezikuar sigurinë e vendit. Kadrijaj përmendi edhe draftin e propozuar së fundmi për Asociacionin, duke thënë se Qeveria duhet ta analizojë nëse është në frymën kushtetuese. Ajo shtoi se Qeveria duhet të përqendrohet në marrëveshjen finale.

“Me veprimet kryeneçe të tilla dhe me populizmat e tij nuk di ku dëshiron t’i çojë… Është propozuar një draft, Qeveria duhet të ulët, ta analizojë dhe duhet të shohë a është në frymën e Kushtetutës së Kosovës dhe a preket Kushtetua, sepse edhe kur është nënshkruar marrëveshja në Bruksel, ne e kemi dërguar në Kushtetuese dhe ka dhënë disa verdikte që ka pas shkelje të Kushtetutës në atë marrëveshje. Nëse duhet të bëhet Asociacioni, duhet të bëhet vetëm në frymën e Gjykatës Kushtetuese. Ajo që duhet bërë kjo Qeveri është koncentrimi në marrëveshjen finale, sepse është angazhim i madh i vendeve aleate për arritjen e një marrëveshjeje finale dhe në konturat e saj që duhet të respektohet sovraniteti, integriteti, duhet të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sepse ne pa vendet aleate kot që kemi aplikuar për antarësim në BE”, tha Kadrijaj.

Kadrijaj tha se mungesa e një ftese për ekzekutivin për Lutjet nacionale të Mëngjesit në Uashington është një shenjë që raportet “lënë për të dëshiruar”.

Lutjet e Mëngjesit, një traditë e vjetër amerikane, sipas të cilës, çdo vit në fillim të shkurtit, në lutjet e përbashkëta mblidhen presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, anëtarë të Kongresit, politikanë amerikanë dhe udhëheqës ushtarakë, si dhe mysafirë nga qindra vende të botës.

“Përgjegjësia ose pushteti nuk është vetëm luksi që po e shfrytëzojnë shumë mirë LVV edhe për nepotizëm, për rehabilitim dhe punësim të njerëzve partiak, tash aferat korruptive nëpër borde, pra këta duhet me u përball me pasojat e veprimeve të tyre dhe duhet të qëndrojnë në ato pozicione të punojnë për Kosovën…Vet fakti që jashtë shtetit, tash në Lutjet e Mëngjesit kanë udhëtuar të gjithë liderët e partive politike por edhe deputetë të partive politike dhe mos ftesa për Qeverinë lë për të dëshiruar për këto raporte (me SHBA)”, shtoi Kadrijaj.

Ndërsa, nga pozita thanë se nuk ka arsyeje pse të formohet apo të propozohet plan i ri për Asociacionin.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht edhe anëtare e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Fitore Pacolli-Dalipi tha për KosovaPress se Kushtetuta dhe Plani i Ahtisaarit, janë bazë e mirë për të drejtat e njeriut dhe ofrojnë të drejta të ekzagjeruara për minoritetet.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës e njeh Kosovën si shtet multietnik dhe nuk lejon formimin e asociacioneve të tilla njëetnike. Andaj, ne mendojmë se Kushtetuta, Plani i Ahtisarit, janë bazë e mirë për të drejtat e njeriut, ofrojnë të drejta të ekzagjeruara për të drejtat e minoriteteve, kështu nuk ka arsyeje pse të formohet apo të propozohet plan i ri për Asociacionin”, tha Pacolli-Dalipi.

Ndryshe, nga sa mendon opozita, sipas saj, çështja e Asociacionit nuk mund të ndikojë për të keq në raportet me Shtetet e Bashkuara.

“Kjo nuk i dëmton raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA-të janë një demokraci, ashtu siç është edhe Kosova. Vendimet i marrim me shumicë në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeveri. Njëkohësisht bashkëpunojmë ngushtë me SHBA-të, i tregojmë cilat janë interesat e tona, pse nuk bënë të kemi Asociacion dhe cilat janë arsyet pse duhet të mos ngutemi në një formë të tillë ta shtyjmë një gjë që e dëmton tutje procesin edhe të integrimit të minoriteteve edhe të zhvillimit të Kosovës dhe të thellimit të demokracisë në vend”, shtoi Pacolli.

Ditë më parë, kryeministri Kurti paraqiti në Kuvend 6 kushtet e tij për formimin e Asociacionit, që nga opozita u mor si pranim i këtij mekanizmi.

Next Post
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bëhuni gati për përshkallëzim të luftës”/ Berisha tregon aksionin politik: Duam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

“Bëhuni gati për përshkallëzim të luftës”/ Berisha tregon aksionin politik: Duam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

December 23, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

‘Ka vetëpërjashtuar veten’, Berisha: Salianji është një njeri që ka kaluar linjën e kuqe

December 23, 2025
LIVE-Medalje e artë për gjimnazistët me 10-ta, Rama: Jeni shembuj frymëzimi për shoqërinë

LIVE-Medalje e artë për gjimnazistët me 10-ta, Rama: Jeni shembuj frymëzimi për shoqërinë

December 23, 2025
Drejtësia më shumë para në 2026-ën/ KLGJ 12 milionë euro më tepër! Më shumë para edhe për SPAK, vlera e akorduar….

Merren të pandehur dy ish-prokurorë – SPAK i akuzon për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm

December 23, 2025
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Protesta e PD – “Asgjë veç molotovit, Berisha nuk motivon më”, Leka: Salianjit po i mbyllen dyert. Lëvizja e tij do ‘sfumohet’ shpejt

December 23, 2025
Sali Berisha thirrje qytetarëve: Bëhuni gati për përshkallëzimin e protestave!

Sali Berisha thirrje qytetarëve: Bëhuni gati për përshkallëzimin e protestave!

December 23, 2025
Dënohet me 12 vite burg shqiptari në Itali, plagosi me thikë dy persona pas ndeshjes së futbollit. Dyshohet se..

Dënohet me 12 vite burg shqiptari në Itali, plagosi me thikë dy persona pas ndeshjes së futbollit. Dyshohet se..

December 23, 2025
Ndarja nga jeta e këngëtarit Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Ndarja nga jeta e këngëtarit Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

December 23, 2025
“Mos na fyeni”, irritohet në studio Agron Duka; Habit moderatori: T’ju qeras me një dopio raki shafrani

Protesta para Kryeministrisë, Duka: Unë dal kundra kleptokracisë dhe jo në krah të Berishës

December 23, 2025
Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Inauguruam dje misionin e ri të opozitës, qytetarët “firmosën” kontratën me..

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Inauguruam dje misionin e ri të opozitës, qytetarët “firmosën” kontratën me..

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com