Edhe pse bisedimet e kosovarëve me serbët u mbyllën pa sukses ka disa kanale që mund të flitet se mund të sjellin ndryshime. Sipas tyre mendohet se do të krijohet Asociacioni i komunave serbe, por ai nuk do të jetë as OJQ, por as si duan Serbët. Ky është lëshim i madh i kosovarëve për momentin edhe pse askush nuk e di se kur do të mund të ketë takim të radhës të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe homologut të tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq, pasi që takimi i tyre që zgjati më shumë se 17 orë , nuk solli nënshkrimin e ndonjë marrëveshjeje konkrete.
Edhe pse në komunikatën e saj pas këtij takimi, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Moghernini, është përpjekur të përdorë një gjuhë pozitive, duke nënvizuar se “janë finalizuar” tekstet dhe parimet për dy marrëveshje, por nuk ka pasur “marrëveshje politike” për nënshkrimin e tyre, në BE nuk e fshehin zhgënjimin me mungesën e rezultateve, shkruan “Koha Ditore”.









