Lista Serbe do ta shfrytëzojë si pretekst themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për t’iu kthyer me normë të plotë punës në Kuvend dhe Qeveri.
Edhe pse ka disa muaj që zyrtarisht kjo listë i ka hyrë bojkotit institucional, ata nuk janë shkëputur plotësisht nga Qeveria.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, që janë në koalicion me Listën Serbe, nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ditëve në vijim ky subjekt të kthehet edhe zyrtarisht.
Ky është edhe kushti që ka vënë Qeveria, para se të nisin angazhimet për themelimin e asociacionit.
Pas rrënimit të murit në Mitrovicë, edhe Brukseli ka kërkuar veprime nga Prishtina për ta përmbushur këtë obligim, i cili del nga marrëveshjet e Brukselit, shkruan “Koha Ditore”. (b.an)