• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Asnjë prodhim shqiptar nuk është kthyer në dogana”

by A R
26/10/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga qindra mijëra tonë prodhime vendase të eksportuara nuk na është kthyer mbrapsht një kilogramë i vetëm për çështje sigurie. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në prezantimin e programit të ri IPARD. Fermerët shqiptarë mund të përfitojnë nëpërmjet projekteve nga fondi prej 94 milionë eurosh.

Bujqësisë shqiptare i është hapur një derë për t’u zhvilluar. Janë 94 milionë euro të programit të ri IPARD që i mbështesin për investime. Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca tha se ky është momenti më i mirë që fermerët shqiptarë të realizojnë qëllimet dhe ëndrrat e tyre.

“Nëse keni ide, ëndrra për bizneset tuaja tani është momenti. Nëse doni të zmadhoni fermat apo të diversifikoni prodhimin, ky është momenti”, tha Soreca.

Bujqësia është sektorit i rëndësishëm nëse i referohemi edhe shifrave pasi përfshin 50% të të punësuarve. 20 % e GDP-së së vendit vjen nga ky sektor. Sfida është prezantimi i projekteve sipas standardeve evropiane. Këtë e nënvizoi edhe kryeministri Edi Rama për të cilin kjo është një sfidë që duhet arritur.

“Shkojmë në një volum financimi, ku, nuk është më çështja, a kemi mjaftueshëm, por a do të jemi në gjendje që të absorbojmë në ekonominë rurale të gjitha këto fonde. Kjo është sfida”, u shpreh ai.

Rritja e eksportevë  në shifrën e 300 milionë dollarëve është gjithashtu një tregues i zhvillimit të sektorit të bujqësisë njëherazi rrëzon cdo pretendim për mungesën e sigurisë ushqimore ndonëse nuk është një problem i zgjidhur njëherë e mirë tha kryetari qeverisë.

“Nga qindra, mijëra ton prodhime vendase të eksportuara nuk na është kthyer mbrapsht nga Bashkimi Europian një kilogram i vetëm për çështje sigurie, në kuptimin e përmbajtjes ushqimore”, tha ai.

Nga një fermë në Shkallnur të Durrësit kryeministri i fton bujqërit shqiptarë të investojnë tek dija.

“Gjithkush është i lirë të mbjellë çfarë të dojë, por ne mbështesim vetëm një numër të caktuar kulturash dhe prodhimesh që kanë perspektivë eksportin”, u shpreh Rama.

Falenderimin për këtë bashkëpunim të Bashkimit Evropian kryeministri Rama e bëri sipas mënyrës së tij.

“Kemi një kontradiktë të pashmangshme që do të mbetet deri në fund, se, ambasadori është me Napolin, unë dihet se me kë jam dhe sa herë e shoh më vjen keq se është gjithmonë i dyti, por, sidoqoftë, po e mbajtët gjithmonë vendin e dytë në raport me ne, jemi mirë të dy palët, të paktën në këtë rast”, tha Rama.

/b.d

Next Post
Fund radhëve, ja lista e shërbimeve që mund të merrni në kioskat elektronike

Fund radhëve, ja lista e shërbimeve që mund të merrni në kioskat elektronike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

March 11, 2026
Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

March 11, 2026
Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Me mikun tim të mirë folëm për integrimin dhe investimet

Presidentja e KE: 10 ditët e para të luftës i kushtuan Evropës 3 miliardë euro

March 11, 2026
“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

March 11, 2026
Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

March 11, 2026
Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

March 11, 2026
Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In