• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asnjë nga 20 emrat më të përdorur në Shqipëri nuk është shqiptar

by A R
28/07/2016 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eriselda dhe bashkëshorti i saj Erjoni u përballën me një dilemë të madhe ndërsa zgjidhnin emrin për djalin e tyre të parë. Ndërsa ata donin një emër të shkurtër dhe të thjeshtë, prindërit e tyre donin një emër autentik shqiptar për nipin e tyre.

Pas shumë diskutimesh për zgjedhjen e emrit, djali i tyre mori një emër ndërkombëtar: Itan, një version i emrit të përhapur amerikan Ethan. Paksa i vështirë për t’u shqiptuar, ndoshta, por i shkurtër dhe i thjeshtë siç donin prindërit e tij.

“Zgjodha emrin Itan për tim bir, duke qenë se doja një emër që të mund të shqiptohej njësoj kudo në botë,” tha për BIRN Eriselda Elmazaj.

Si një ish-studente shqiptare në Itali, ajo mban mend vështirësitë që ajo vetë ka pasur me një emër që e ka origjinën nga Shqipëria.

“Miqtë dhe profesorët e mi e kishin të vështirë të ma shqiptonin emrin saktë. Nuk e dëshiroja këtë gjë për tim bir. Në një botë që tashmë është e hapur, nuk jam e sigurt se ku im bir do të shkojë të jetojë kur të rritet,” tha ajo.

Me mijëra prindër të tjerë të rinj në Shqipëri kanë ndjekur të njëjtën rrugë dhe kanë zgjedhur emra të huaj për fëmijët e tyre.

Të dhënat e fundit nga Instituti Shqiptar i Statistikave, INSTAT, tregojnë se asnjë nga 20 emrat më të përdorur për fëmijët e sapolindur nuk ka rrënjë shqiptare.

Nga 35,760 fëmijët e lindur në Shqipëri në vitin 2014, statistikat tregojnë se emri “Amelia” për vajza ishte më i përhapuri, pasi u zgjodh 363 herë, ndërsa një version i ngjashëm me të, “Amelja”, u zgjodh 166 herë.

Emra e tjerë të huaj për vajza në listën e vitit 2014 janë Ajla, Melisa, Klea, Sara, Kejsi, Noemi, Alesia dhe Leandra.

Kur vjen puna te emrat më të përdorur për meshkuj, Noel ishte në krye, i zgjedhur 490 herë në vitin 2014, ndërsa Joel renditet i dyti, i zgjedhur 483 herë, ndërsa derivati i tij Xhoel ishte përdorur 116 herë.

Emra të tjerë të përhapur për djem shqiptarë atë viti ishin: Mateo, Ergi, Luis, Aron, Samuel, Roan dhe Roel.

Trendi për të përdorur emra të huaj pritet të vazhdojë ndërsa emrat shqiptarë për të sapolindurit bëhen gjithnjë e më pak të dëshiruar.

Kështu intelektualët janë të shqetësuar. Edmond Dragoti, profesor sociologjie në Universitetin e Tiranës, tha për BIRN se trendi ndaj emrave të huaj nisi dekada më parë në Shqipëri dhe tani është në kulmin e tij,

Dragoti e konsideron fenomenin një trashëgimi të keqe të të kaluarës komuniste në Shqipëri, kur emrat e huaj për të sapolindurit ishin të ndaluar dhe t’i vije fëmijës tënd emrin e një ylli të famshëm kinematografie apo autori nënkuptonte telashe të mëdha politike për familjen.

“I gjithë frustrimi për pamundësinë për t’u vënë fëmijëve të tyre emrat që ata dëshironin shpërtheu pas viteve 1990, kur Shqipëria hapi kufijtë. Liria e re e pakufizuar dhe pakontrolluar shumë shpejt e tejkaloi nevojën për një identitet kombëtar,” argumenton ai.

Agron Tufa, një shkrimtar dhe profesor letërsie në Universitetin e Tiranës, është dakord me këtë. Ai tha për BIRN se fenomeni i emrave të huaj është një goditje për identitetin kombëtar.

“Ky fenomen është i rrezikshëm për identitetin dhe kulturën tonë dhe dëmton rrënjët tona,” citoi ai. Ai e shikon trendin si një formë verbërie dhe mendjelehtësie prindërore që po i ushqen shtirje të rinjve shqiptarë.

Dragoti thotë gjithashtu se fenomeni ushqehet nga emigrimi masiv i shqiptarëve përtej detit dhe nevoja e perceptuar e shqiptarëve për t’u integruar me komunitetet e huaja dhe për të rritur statusin midis tyre.

“Emrat e huaj u vendosen fëmijëve si një manovër për të ngritur statusin e familjes dhe për ta bërë më të butë procesin e integrimit,” tha ai.

Tufa e konsideron modën të padobishme dhe një turp, duke marrë parasysh faktin që shqipja është një nga gjuhët më të vjetra dhe më unike në Europë.

“Gjuha jonë është shumë e pasur, plot ngjyra dhe të jep mundësi të mrekullueshme për emra të mirë ndërsa ruan gjithashtu traditën, identitetin dhe kulturën. Ajo që po ndodh tani është vërtet një tradhti e identitetit tonë,” citoi ai.

BIRN

Next Post

Këto ushtrime zvogëlojnë belin në kohë rekord (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij ‘non-grata’: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
krishtlindje

Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet dhe rrezikohet burgu për të pabindurit

December 25, 2025
“Edhe këta të PD do duan ryshfet”, studenti që tha se i kërkuan 10 mijë euro për punësim s’ka emra zyrtarësh

“Edhe këta të PD do duan ryshfet”, studenti që tha se i kërkuan 10 mijë euro për punësim s’ka emra zyrtarësh

December 25, 2025
Grabitje e madhe në Selanik, një gruaje i vidhen bizhuteri me vlerë gati gjysmë milioni euro

Grabitje e madhe në Selanik, një gruaje i vidhen bizhuteri me vlerë gati gjysmë milioni euro

December 25, 2025
De Biasi rrëfehet në “Real Story”: Kur e mora vendimin për t’u larguar nga drejtimi i Shqipërisë

De Biasi rrëfehet në “Real Story”: Kur e mora vendimin për t’u larguar nga drejtimi i Shqipërisë

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com