• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asnjë i besueshëm, SHBA-BE përjashtuan nga institucionet e Vettingut 800 gjyqtarë e prokurorë

by A R
11/02/2017 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asnjë nga njerëzit që shërbejnë aktualisht në sistemin e drejtësisë nuk do të ketë mundësi të kontrollojë kolegët e tyre për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësisë profesionale.

Misionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Tiranë, OPDAT dhe EURALIUS, me anë të një pike në ligjin e Vetingut, përjashtuan në bllok 800 gjyqtarë dhe prokurorë, për të aplikuar për të shërbyer në institucionet e Vetingut, konkretisht në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Në nenin 6 të ligjit të Vetingut, ku parashikohen kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, u përfshi edhe një pikë, për të shmangur konfliktin e interesin, gjatë procesit të Vetingut.

Pika ‘ë’ e nenit 6 parashikon një kusht, sipas të cilit, anëtarët e organeve të Vetingut, nuk duhet të kenë qenë gjyqtar, prokuror, këshilltar ligjor, ose ndihmës ligjor gjatë dy viteve të fundit përpara kandidimit, raporton Shqiptarja.com.

Mjaftoi kjo pikë ndaluese që asnjë nga njerëzit e drejtësisë aktuale të mos aplikonin për 27 vendet në organet e Vetingut. Ky parashikim, në një moment, rrezikoi dështimin e procesit, pasi kur kishin mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i afatit, vetëm 17 kandidatë shprehën interesin për të shërbyer në institucionet e Vetingut.

Numri i pakët i aplikantëve vuri menjëherë në lëvizjet përfaqësitë diplomatike në Tiranë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të cilat u bënë thirrje shqiptarëve patriotë dhe të kualifikuar të aplikonin.

Pas thirrjeve të përsëritura, natën e përfundimit të afatit, numri i aplikantëve shkoi në 191.

Ligji për Vetingut parashikon kritere shumë të forta për kandidatët, të cilët do të miratohen nga Parlamenti për anëtar të organeve të rivlerësimit. Ligji parashikon dy grupe kriteresh, të përgjithshme dhe të veçanta. Në grupin e kritereve të përgjithshme, kandidatët duhet të kenë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës apo nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues.

Nuk duhet të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal, nuk duhet të ketë qenë anëtar i Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë, nuk duhet të ketë ushtruar funksione politike gjatë 10 viteve të fundit etj. Sa i takon kritereve të veçanta, kandidati do të vlerësohet nëse ka titujt shkencorë, për vjetërsinë në profesion, ka notën mesatare jo më pak se 8 etj./a.m.

Next Post
Gjashtë klube të mëdha duan Belottin

Gjashtë klube të mëdha duan Belottin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In