• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Asnjë gjurmë për trupin e Jan Prengës, “truri” i pengmarrjes në kërkim edhe nga Italia

by A R
01/02/2020 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skuadrat e policisë vijojnë kërkimet në rrethinat e Shijakut, për gjetjen e trupit të pajetë të Jan Prengës, i cili u rrëmbye dhe torturua deri në vdekje nga anëtarët e një karteli droge, pas zhdukjes së një sasie të madhe kokaine në Britaninë e Madhe.

Sthonë sipas informacioneve mësohet se po kërkohet deri në një distancë prej afro 4 kilometrash nga resorti luksoz “Golden”, në pronësi të të shumëkërkuarit Altin Hajri.

Policia beson se personat që zhdukën kufomën nuk kanë mundur të largohen më shumë sesa kjo distancë, nisur nga koha që u është nevojitur për tu largur e më pas rikthyer sërish në resort.

Kështu të paktën rezulton nisur nga përllogaritja e orarit të lëvizjeve fiksuar nga kamerat e sigurisë të sekuestruara në bodrumin e kompleksit luksoz. Ishin pikërisht pamjet filmike, që ndihmuan policinë të identifikonte personat e përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e trupit të 49-vjeçarit.

Për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës janë në kërkim edhe disa persona të tjerë, mes tyre edhe Gentian Doçi, për të cilin mësohet se rezulton i shpallur në kërkim dhe nga autoritet italiane për trafik kokaine.

Doçi i cilësuar si “truri” i kësaj pengmarrje, kërkohet në Itali për trafik droge dhe palës shqiptare i është kërkuar nga autoritet italiane, të bashkëpunojnë me qëllim arrestimin e këtij personi, që dyshohet se fshihet në Shqipëri.

Por në fakt Gentian Doçi ende nuk është arrestuar për llogari të Italianëve, ndërkohë një tjetër mandat arresti është lëshuar për këtë person nga prokuroria e Tiranës, lidhur me “pengmarrjen dhe zhdukjen” e Jan Prengës në 17 janar 2020 në Kamëz.

Për policinë dhe prokurorinë e Tiranës, Gentian Doçi, dyshohet se është njëri nga tre personat që kanë urdhëruar marrjen peng të Jan Prengës, përfshirë këtu Dritan Rexhepin nga Vlora dhe Altin Hajrin nga Shijaku.

Për marrjen peng të Prengës është përdorur një automjet i vjedhur në 26 nëntor 2019, dhe që rezulton në emër të një këngëtareje tallavaje K.Tufa. Mes njerëzve që kanë thurur skenarin për rrëmbimin e Jan Prengës, ka qenë dhe një personazh tjetër i quajtur Korado Doda.

E gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak se njëri nga vëllezërit e Jan Prengës, Astrit Prenga, mbante peng një sasi prej 283 kg lëndë narkotike, duke pretenduar se për lirimin e mallit, kërkonte pagesat e prapambetura nga një shtetas anglez, që e kishte kontraktuar disa herë për nxjerrjen e mallit nga kontejnerët e portit të Porthsmuthit.

Për lirimin e Jan Prengës, i cili ishte i vetmi nga 5 vëllezërit që jetonte në Shqipëri, mësohet të ketë udhëtuar nga Anglia në Shqipëri, vëllai tjetër i Prengave, Artan Prenga, i cili i vënë në dijeni nga dy vëllezërit e tij Astrit dhe Admir Prenga, se kush ishin njerëzit organizuar pengmarrjen, besohet se ka shkuar në Dukagjin, ku me një pajtues gjaqesh, ka dashur të ndërmjetësojë me disa anëtarë të familjes Doçi, për lirimin e vëllait.

Sipas burimeve të policisë disa nga të vjetrit e fisit Doçi, i kanë pohuar se nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet Gentian Doçi dhe çfarë mund të ketë bërë ai. Megjithëse vëllezërit Prenga besohet se kanë kthyer një pjesë kokaine prej gati 60 kg tek Dritan Rrexhepi, sërish vëllai i tyre nuk është liruar.

Next Post
Zbardhen porositë e Bashës për Kolegjin e kryetarëve: Të jemi çdo ditë afër qytetarëve të prekur nga tërmeti

PD sulmon nismën "AntiKÇK": S'ka nevojë për ligje të reja, vetëm ne mund ta luftojmë krimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In