• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asnjë ankesë në KQZ për zgjedhjet në Kukës: Opozita vetëm deklarime publike, por jo nisma ligjore

by Java News
27/09/2023 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me 13.025 vota, Partia socialiste fitoi Kukësin për të dytën herë. Kandidati socialist Arben Halilaj mori mandatin në këtë bashki me 5600 vota më shumë se rivali i tij, kandidati i koalicionit bashkë fitojmë Emri Vata, rezultat i cili kaloi edhe votat e 14 majit, duke kapur 2000 vota më shumë edhe se Safet Gjici.

Por humbja e zgjedhjeve në bashkinë e Kukësit u prit me heshtje nga opozita. I vetmi që reagoi pas përfundimit të procesit të numërimit ishte kandidati Vata që shkroi në rrjete sociale se gara ishte e pabarabartë dhe e shitur.

“Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasë nevojë për dorëzanë”, u shpreh Emri Vata.

Sali Berisha nuk pranoi pyetje nga gazetarët në konferencën e të hënës ku u fokusua te situata e Kosovës, por mbrëmjen e djeshme në një studio televizive  deklaroi se gara ishte e pamundur të fitohej. Ai tha se Çfarëdo që të bënte kandidati i opozitës Emri Vata ai kurrë nuk e realizonte dot fitoren.

Sipas Berishës 2 mijë patronazhistë që janë të regjistruar në qarkun e Kukësit kanë tjetërsuar votën dhe akuzon se votat u blenë. Ilir Meta ndan të njëjtin mendim me Berishën, ku shpalos pritshmëritë e ulëta për fitoren e Kukësit.

“Zgjedhjet e Kukësit janë thjesht një faqe më shumë në librin e zi të 14 majit dhe një tregues i partisë shtet që kontrollon në mënyrë shumë të qartë botën e qytetarëve shqiptarë”, tha Ilir Meta.

Pavarësisht akuzave politike që nuk e njohin Albert Halilajn si kryetarin e ri të kuksisanëve, Berisha dhe Meta nuk kanë dorëzuar ende pranë KQZ-së ankimime për rezultatin e 24 shtatorit, mirëpo kanë edhe 3 ditë kohë për të shpresuar për këtë bashki.

Ndërsa Lulzim Basha shfaqet indiferent ndaj votave të opozitës në Kukës, edhe për shkak se nuk mori pjesë në garë me një kandidat, por kryetari i degës së partisë demokratike në Kukës nuk kurseu një shuplakë për koalicionin bashkë fitojmë. Sipas Arif Rexhmatit, në Kukës nuk fitoi PS-ja, por humbi Berisha dhe Meta për herë të dytë, duke bërë pazar në kurriz të demokratëve.

“Kukësi, bastion i së djathtës, u la në dorë të së majtës prej pseudo “të djathtëve”. Ne Kukës dhe në gjithë Shqipërinë alternativa e servirur si e djathtë nga koalicioni “BF” , në të vërtetë nuk ishte asgjë më tepër por një sallatë politike me mbetje të së djeshmes komuniste,  të korruptuar  të ngelur pa prenë e tyre; pushtetin e marrë me votën e njerëzve të ndershëm dhe të përdorur për interesa personale”, u shpreh Arif Rexhmati./m.j

Next Post
19-vjeçari kapet me drogë në afërsi të një shkolle në Dibër

Mashtroi një shtetas duke i marrë paratë, arrestohet pas 7 vjetësh ish-trajneri i futbollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

April 3, 2026
Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

April 3, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Ka debat plot në PS! Ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë…

April 3, 2026
Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

April 3, 2026
Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In