• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Askush s’përfundoi mandatin 5 vjeçar/ Fati i drejtorëve të policisë gjatë qeverisjes së PS dhe përse u dorëhoqën të gjithë

by Java News
06/10/2021 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asnjëri nga katër drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit mbas 2013-ës nuk e përfundoi mandatin pesë vjeçar në krye të uniformave blu.

Që të katërt të larguar përmes dorëheqjes së heshtur sapo tensionet dhe diskutimet janë mbyllur.

E tillë është edhe dorëheqja e Ardi Veliut, kryepolic nga 2018 deri në 5 tetor 2021.

Me një letër kërkese për tu dorëhequr, e bërë publike nga kryeministri, Veliu premton se nuk do kërkojë mandat tjetër të dytë, ndonëse ai  nuk arriti ta mbyllë dot as të parin që i mbaronte në shkurt 2023.

I pari ishte Artan Didi

Oficeri I karrierës Artan Didi, i njohur si një nga më të mirët e Renea-s për shkak të një operacioni për kapjen e një terroristi, kishte lënë policinë gjatë vitit 2005, atëherë kur si kryeministër ishte Sali Berisha.

Ai u rikthye për tu emëruar në krye të policisë së shtetit, menjëherë mbas dorëheqjes së Hysni Burgaj dhe e mbajti këtë detyrë nga tetori 2013  deri në 31 mars 2015. Ai dorëzoi kapelen e kryepolicit përmes një letre ku njoftonte dorëheqjen, pa u shuar ende zhurmat për mos ekzekutimin e urdhër arrestit për Mark Frrokun, një shkresë që u harrua në tavolinat e Policisë së Shtetit.

Për këtë skandal pati një përplasje me ish kreun e Interpol Artan Bajraktari, me seli në Tiranë, ndërkohë që Didi më jetëshkurtri në këtë detyrë me vetëm dy vite si kryepolic u largua në SHBA.

Me dorëheqje u largua edhe Haki Çako, një oficer policie që kishte prekur disa komisariate dhe së fundmi edhe drejtor i policisë së Lazaratit që siç duket spikati gjatë rënies së këtij fshati dhe mori stafetën në prill 2015 deri në janar 2018, ku u lirua mbas dorëheqjes kur ministër i Brendshëm ishte Fatmir Xhafaj. 54 vjeçari nga Lushnja u përfol  dhe u vendos nën hetim për skandalin e Imsi Catcher, një hetim që përfundoi në gjykatë dhe dërgoi disa oficerë, njëri  prej të cilëve sipas burimeve të Gazetasi.al më vonë u largua për azil politik në Kanada.

Çako u zëvendësua për një periudhë tranzitore nga Rebani Jaupaj që qëndroi i komanduar derisa me propozim të Xhafës, mori drejtimin e policisë shqiptare Ardi Veliu, që ishte kataplutuar nga policia rrugore, në krye të policisë më të madhe në vend atë të kryeqytetit dhe më pas ju vendosën spaletat e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë.

Por edhe për Ardi Veliun, aktualisht 49 vjeç emërimi zgjati nga 2018 deri në fillim të tetorit, që siç kuptohet ka qenë muaj i vështirë për mjaft kryepolicë të tjerë. Por largimi i tij nuk ndodhi gjatë asnjërit prej skandaleve si vrasja e Klodian Rashës, protestat e dhunshme që vetë ai i përmendte në letrën e diskutuar, apo edhe akuzave  me nënën e një të mituri i cili u shoqërua dhunshëm gjatë kufizimeve të lëvizjeve nga pandemia COVID19./Si

g.kosovari

Next Post
Trondit Elton Metaj: Babai i Sabrinës më kërkonte foto të mia dhe të saj duke kryer marrdhënie!

Trondit Elton Metaj: Babai i Sabrinës më kërkonte foto të mia dhe të saj duke kryer marrdhënie!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

March 7, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende

March 7, 2026
Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In