• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Askush nuk mund të jetë “pronar i shtetit”! Edhe njëherë, për Kryeministrin dhe dy ligjet e miratuara dje në Kuvend

by Fatos Tarifa
21/07/2023 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Tarifa

Dje, deputetët e shumicës socialiste në kuvendin e Shqipërisë miratuan–me shumë ngut dhe në kushtet e një të nxehti të jashtëzakonshëm–dy projektligje shumë të debatuar në publik, projektligjin mbi kultivimin e kanabisit për përdorim mjeksor dhe atë për studentët e mjekësisë.

Qysh në fillim dua të bëj publikisht të njohura tri gjëra:

(1) Unë jam socialist në bindjet e mia politike. Këto bindje informohen dhe inspirohen nga e Majta e Re (New Left), siç e formuloi përmbajtjen e kësaj lëvizjeje teorike C. Wright Mills në fillim të viteve 1960.

Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave civike e politike të qytetarëve dhe përkushtimi ndaj drejtësisë sociale janë për mua kriteri bazë për të gjykuar e vlerësuar çdo program politik dhe çdo mënyrë qeverisjeje.

(2) Të qënit socialist nuk më bën të verbër dhe as të heshtur ndaj qëndrimeve dhe politikave të socialistëve shqiptarë (partisë së tyre dhe kreut të saj), kur këto i gjykoj të painformuara, të nxituara, ose, më keq, të gabuara.

(3) Duke pohuar sa më sipër, në asnjë mënyrë nuk kam qëllim t’i bëj shërbim opozitës. Opozita politike në Shqipëri, në gjendjen që është sot, është destruktive, e padenjë dhe e pashpresë për të qeverisur vendin. Kjo opozitë nuk frymëzon, edhe pse, herë-herë, kritikat e saj ndaj qeverisjes socialiste kanë qenë e janë të drejta.

Duke qenë kritik dhe vokal ndaj disa qëndrimeve e politikave të qeverisë socialiste dhe, sidomos, ndaj kryetarit narcisist e autoritarist të zaj, z, Rama, unë nuk kërkoj dhe nuk mbështes një qeveri josocialiste.

Duke i bërë në këtë mënyrë të qarta përkatësinë dhe identitetin tim politik, dëshiroj të shpreh (jo për të parën herë) shqetësimin tim të sinqertë për arrogancën dhe autoritarizmin me të cilin kryeministri Rama prej kohësh drejton punët e qeverisë.

Sjellja e z. Rama në krye të qeverisë më kujton fjalët e Kantit se, nëse kreu i një qeverie nuk e sheh veten si një qytetar i vendit të vet (“a fellow citizen“), ai fillon ta shohë veten si të ishte “pronar i shtetit” (“the owner of the state“).

Shumë nisma politike, të iniciuara personalisht nga z.Rama, të mbështetura pa konsultime të gjera me publikun dhe me grupe interesi dhe të formuluara si ligje nga një shumicë e regjimentuar deputetësh socialistë në kuvendin e Shqipërisë, që thuajse kurrë nuk e kundërshtojnë kryeministrin e tyre dhe nuk i kërkojnë llogari qeverisë së tij, kanë krijuar një gjendje shqetësuese për shëndetin e demokracisë në vendin tonë.

Kuvendi i Shqipërisë dhe çdo anëtar i shumicës socialiste në atë kuvend janë po aq përgjegjës për këtë gjendje, sa edhe kryeministri i vendit.

Miratimi dje në kuvend, me votat e vetëm gjysmës së anëtarëve të tij, i dy projektligjeve të sipërpërmendur, kaq të debatuar e të kundërshtuar në publik, dëshmon pikërisht këtë. Dëshmon shqetësimin që shprehte në kohën e vet, James Madison, presidenti i katërt i Shteteve të Bashkuara, kur fliste për rrezikun që sjell “tirania e mazhorancës” (“tyranny of majority”). Thomas Jefferson, nga ana e vet, fliste shpesh për rreziqet e “despotizmit të zgjedhur” (“elected despotism”), duke theksuar se, “njëqind e shtatëdhjetë e tre despotë mund të jenë pa dyshim po aq shtypës sa edhe një i vetëm”.

Çfarë bënë dje deputetët e shumicës socialiste në kuvend më krijon ndjesinë se kemi të bëjmë me një qëndrim “despotësh të zgjedhur”, që veprojnë siç duan dhe nuk japin llogari para askujt, veç kryeministrit, kreut të kësaj “republike kryeministrore”.

I kuptoj shqetësimet e studentëve të mjeksisë dhe i mbështes ata në protestën e tyre. E drejta e tyre njerëzore dhe aspiratat e tyre për zhvillim profesional nuk mund t’u mohohen nga politikanë hipokritë, një pjesë e madhe e të cilëve u kanë mundësuar fëmijve të tyre të shkollohen e punësohen jashtë vendit.

Unë ndaj të njëjtin mendim si Kanti, se “ndershmëria është më e mirë se çdo politikë, madje është një kusht i domosdoshëm për çdo lloj politike”./Dita

Next Post
Basti i Lulzim Bashës: Më mirë i korruptuar se “spiun” rus

Dumani i SPAK-ut, histori për shqiptarët dhe sëpatë për mëkatarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In