Ambasadorja amerikane në Tiranë është takuar sot me prokurorin e SPAK, Altin Dumanin, i cili mban postin e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar.
Lajmin e ka bërë me dije Yuri Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Takova sot Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, për të shprehur vlerësimin për ndjekjet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë. SPAK do të japë edhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin,” shkruan Kim.
I met Altin Dumani, chief of SPAK’s Organized Crime Section, today to express appreciation for numerous prosecutions that have resulted in imprisonment & asset confiscation (https://t.co/2W3UcH5Fc5). SPAK will deliver more & more results that show no one is above the law.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 25, 2021
/b.h