• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Askush nuk e tradhtoi për 10 mijë $, si u fsheh vrasësi i trefishtë për 4 vite

by A R
23/01/2017 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e njërit prej personave më të kërkuar në vend, 26-vjeçarit Delin Hajdaraj.

Ai është marrë në pyetje disa herë me qëllim zbulimin e personave që e kanë ndihmuar gjatë këtyre viteve në arrati, të cilët pas identifikimit do të arrestohen. Sipas burimeve, i riu nuk ka pranuar të identifikojë asnjërin prej ndihmësve të tij, raporton “Panorama”. Por, pas sekuestrimit të telefonit dhe hetimit që do t’i bëhen komunikimeve të tij në rrjetet sociale, pritet që bashkëpunëtorët e tij të mund të identifikohen. Deri në atë moment, policia i druhet faktit se ata do të mund të kenë kohë të mjaftueshme për t’u larguar jashtë vendit.

Për grupin e hetimit është e habitshme që asnjëri prej miqve dhe të afërme që ka qenë në dijeni të vendndodhjes së tij, nuk e ka tradhtuar për ta denoncuar. Ky veprim do t’i siguronte atij veç anonimitetit, edhe shpërblimin e publikuar nga policia prej 10 mijë dollarësh.

Por, pavarësisht kësaj, Hajdaraj ka mundur të jetojë në arrati për rreth katër vite dhe asnjëri prej bashkëpunëtorëve të tij nuk e telefonuan policinë. Që prej vrasjes së trefishtë, ku mbetën të vdekur tre plazhistët, Sokol Isufaj, Serdi Bajlozi dhe Diana Ademi, 26- vjeçari ka jetuar në qytetin e Vlorës.

Ai ndërronte herë pas here banesat, për të mos rënë gjatë në sy në të njëjtën lagje. Që prej muajit gusht të 2016- s, Hajdaraj kishte marrë me qira tri banesa, për të cilat ai ka deponuar se ia paguante i vëllai që jeton në Bruksel dhe e dashura spanjolle. Rezulton se i kërkuari, nuk ekspozohej vetë as nëpër dyqane. Këtë e konfirmojnë edhe pronarët e subjekteve përreth pallatit ku ka jetuar i riu.

Sipas tyre, pas arrestimit dhe ekspozimit të fotove të të arrestuarit në media, ata janë habitur për faktin se nuk e kishin parë asnjëherë të blinte tek ata. Edhe pronari i një lokali afër pallatit mohon që i kërkuari të jetë futur ndonjë herë për kafe. Konflikti në të cilin u përfshi 26-vjeçari ka nisur në të njëjtën ditë kur ndodhi edhe vrasja e trefishtë, më datë 28.07.2013.

Rreth orës 16:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në plazhin e Kalasë, kanë qenë duke pushuar motrat e Leo Osmenit (arrestuar dhe dënuar me 35 vite burg për ngjarjen). Motrat Osmeni kanë njoftuar vëllain e tyre duke i kërkuar atij ndihmë, pasi po i ngacmonin 2-3 djem.

Leo Osmeni, me automjetin e tij tip “Fuoristradë”, me targë V 7863 WDE, ka shkuar drejt vendit ku ndodheshin motrat e tij dhe rrugës ka njoftuar për ndihmë edhe shokun e tij (kushëririn e largët), Delin Hajdaraj.

Osmeni është konfliktuar fizikisht me një nga djemtë që ndodheshin aty, Albano Konomi, duke e goditur këtë të fundit me kaçavidë. Në konflikt e sipër ka ardhur Delin Hajdaraj, i cili kishte marrë me vete një armë zjarri automatik, model 56, dhe ka qëlluar në ajër, si dhe në drejtim të personave të tjerë të cilët po pushonin në plazh, nga ku mbetën të vrarë tre plazhistë, që nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin./a.m.

Next Post
Lu e quajti të korruptuar, Kokëdhima: Shpifje të pabaza, flas për rolin e diplomatëve

Kokëdhima fton Bashën në lëvizjen e tij: Bëhu pjesë e zgjidhjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

March 7, 2026
Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

March 7, 2026
ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In