• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Askush nuk e kopjon dot Trumpin

by Artur Ajazi
23/04/2025 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Gjatë kësaj jave, e kemi parë Sali Berishën të mbajë kapele, si asnjëherë tjetër në fushata. Edi Rama, e ka mbajtur kapelen jo vetëm në fushata elektorale, por edhe në takime të zakonshme. Po ashtu kemi dëgjuar edhe plor sajesa bajate si “ky po bën fushatë si Trumpi, ky po sillet si Trumpi, apo ky do të fitojë si Trumpi”.

Këto dhe plot përfundime të tilla, vetëm sa e spostojnë vëmëndjen e fushatës, duke e zhvlerësuar atë. Në Shqipëri, politikanët nuk mund të kopjojnë as Trumpin, as Sakorzinë, dhe askënd tjetër. Ata janë ballkanas, aq sa janë shqiptarë. Ata janë tradicionalë, aq sa janë të paaftë të kopjojnë askënd tjetër, pasi nuk do të kishin sukses në politikë. Nuk duhen ngatërruar vendet, kombet, terrenet, popujt, dhe traditat.

Nuk ka pse Sali Berisha ti “ngjasojë Trumpit”, as dhe Edi Rama të qasë fushatën e tij, si “fushata trumpiste”.Të mbushësh faqet e gazetave dhe portaleve me budalliqe të tilla, do të thotë të kesh mangësi në formim. Shqiptari nuk bëhet kurrë amerikan, as gjerman, dhe as francez. Ai mbetet autokton shqiptar, në sjellje, maturi, zgjuarsi, tolerancë, konflikt, dhe po aq original kur bën politikë dhe kur merr, dhe ikën nga  pushteti. Politikani shqiptar, këtej e përtej kufirit (Kosovë e Maqedoni), mbetet ambicioz deri në ekstrem ndaj postit, parave, dhe nuk ikën kollaj nga pushteti.

Politikani shqiptar, i njeh, i pranon, por nuk i zbaton  rregullat e lojës në politikë. Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, erdhi pas kalvarit të gjatë të proceseve gjyqsore ndaj tij. Dhe ajo që binte në sy, ishte gatishmëria e tij e përhershme, për të mos u fshehur, por për tu përballur me drejtësinë. Tek ne ndodh e kundërta. Fshihen, marrin raporte “mjeksore”, sajojnë skenare dhe deklarojnë gënjeshtra, mbledhin mbështetës në dyert e prokurorive, vetëm të shkaktojnë incidente, dhe të pengojnë  drejtësinë. Askush në Shqipëri, nuk e kopjon dot Trumpin. Askush nuk i ngjet, dhe askush nuk është si ai. Politika nuk është ndeshje futbolli, megjithëse politika mbetet “sport i vështirë”.

Në politikë nuk mund të futesh si kopjac, as nuk mund të ecësh si i tillë. Ti mund ta adhurosh një “X” politikan të huaj, por nuk mund ta kopjosh atë, pasi kjo do të ndikonte shumë shpejt në dizavantazhin tënd. Sali Berisha ka vendosur që në moshën 81 vjeçare, të kopjojë “modelin Trump”, pa e ditur, se kjo do ti sjellë humbjen më befasuese të tij në 35 vite politikë.

Një fjalë e urtë thotë “fshat e zanat”. Shqipëria nuk është SHBA. Jemi shumë të veckël në gjithçka, të kopjojmë superfuqinë e botës. aq sa jemi ndonjëherë aq të paditur, sa mendojmë se jemi “epiqendra e botës”.

Ndaj, në politikë mund të gabosh vetëm 1 herë, dhe me pasoja shumë të rënda, megjithëse gënjen vehten se “u rrëzova, por sërish mund të ringrihem”.

Next Post
Erion Bani ‘rrëzon’ Erion Veliajn, ish-kryebashkiaku mbetet në qeli

Erion Bani 'rrëzon' Erion Veliajn, ish-kryebashkiaku mbetet në qeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In