• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Askush nuk do të mbetet gjallë”/ Presidenti Gjukanoviç kërkon hetim urgjent mbi kërcënimet me bomba në Mal të Zi

by
27/04/2022 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të mërkurën, më 27 prill, u ndërpre mësimi në 41 shkolla në Malin e Zi që kanë marrë mesazhe anonime kërcënuese se në to janë vendosur bomba.

“Ministria vendosi të pezullojë mësimin në të gjitha shkollat për shkak të panikut që u ngrit”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Bojan Knezheviq.

Në Mal të Zi ka 162 shkolla fillore dhe 50 shkolla të mesme. Ekipet e policisë tashmë gjenden në terren. Kërcënimet arritën gjithashtu në qeveritë lokale në Nikshiq dhe Berane, nga ndërtesat e të cilave u evakuuan njerëzit.

Siç njoftoi edhe më herët nga Drejtoria e Policisë, “në shkolla janë marrë masa sigurie, pas paralajmërimeve për mjete shpërthyese, si dhe aktivitete për verifikimin e këtyre pretendimeve”.

Gjukanoviq i lidh kërcënimet me zgjedhjen e qeverisë së re

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që urgjentisht të zbardhen kërcënimet, të gjenden autorët, organizatorët dhe ekzekutorët.

“Siguria e fëmijëve, si kategori më e cenueshme e shoqërisë, si dhe të gjithë qytetarëve, duhet të jetë prioritet absolut i shtetit dhe secilit individ”, tha Gjukanoviq.

Ai në llogarinë e tij në Twitter e ka lidhur këtë ngjarje me zgjedhjen e ardhshme të qeverisë së re, e cila është caktuar për të enjten, më 28 prill.

“Ne nuk duhet të lejojmë që arsimi të vuajë për shkak të atyre që synojnë të provokojnë situata emergjente dhe të destabilizojnë shtetin përpara zgjedhjes së një qeverie të re, në prag të sezonit turistik”, tha Gjukanoviq.

Emailet me një paralajmërim për bomba të vendosura, arritën në shkolla pothuajse në të gjitha qytetet malazeze, duke përfshirë Podgoricën, Nikshiqin, Tivarin, Cetinjen, Herceg Novin, Bijelo Poljen dhe të tjera.

Në tekstin e emaileve kërcënues thuhet se “në territorin e shkollës janë vendosur shumë bomba”.

“Gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrjen. Do të hakmerremi, do të vijmë në shkollë. Do t’i vrasim të gjithë. Askush nuk do të mbetet gjallë. I gjithë qyteti do të rrjedh gjak”, thuhej në përmbajtjen e emailit.

Shkollat në Cetinjë, si dhe objekti i Komunës janë kontrolluar dhe është konfirmuar se aty nuk ka mjete shpërthyese, ka deklaruar kryetari i Komunës së Cetinjës, Nikola Gjurashkoviq.

“I bëj thirrje autoriteteve që të ngrenë nivelin e sigurisë së përgjithshme në maksimum dhe të parandalojnë situata të ngjashme në të ardhmen, duke zbuluar autorët”, tha Gjurashkoviq.

Policia nuk zbuloi se kush dërgoi kërcënime të ngjashme përmes emaileve në disa shkolla në Mal të Zi, më 1 prill.

Asokohe, Drejtoria e Policisë bëri të ditur se është konstatuar se emailet janë dërguar nga domenet, serverët e të cilëve ndodhen jashtë vendit dhe se po punohet për identifikimin e dërguesve./ REL

/b.h

Next Post
Lufta në Ukrainë/ ‘Hakmerret’ Rusia, sanksionon 287 deputetë britanikë

Lufta në Ukrainë/ 'Hakmerret' Rusia, sanksionon 287 deputetë britanikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In