• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Askujt nuk ia kanë marrë dot partinë në këto 30 vjet!

by Alfred Peza
27/09/2021 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka një lloj hutie ndër demokratët e bazës kudo në Shqipëri, por edhe në ambjente të tjera informale të interesuara për zhvillimet politike, në lidhje me të ardhmen e lidershipit të PD. Shkak për këtë është bërë, turi që po zhvillon Sali Berisha në disa nga qytetet qëndra qarku, e cila ka nxitur debatin se ai mund të rikthehet në krye duke ia rimarë drejtimin e partisë Lulzim Bashës.

E gjitha çfarë qarkullon, është produkt i të njëjtës teknologji propoganidistike të përdorur nga berishzimi, për të mbajtur gjallë shpresat e përkrahësve të vet. Është e njëjta makineri, që përhap të njëjtat thashetheme optimizmi, sa herë që lideri i tyre ka qenë keq në këto 30 vite të karrierës së tij politike. Janë po të njëjtët, që ushqenin dje iluzionin opozitar se ja edhe pak se Edi Rama do rrëzohet, ndërsa sot emrin e tij e kanë zëvendësuar në këtë fushatë me atë të Lulzim Bashës.

Askush nuk mer përsipër që të sqarojë publikisht, me argumenta konkrete dhe përmes një analize logjike politike, se si konkretisht mund të rikthehet Sali Berisha apo dikush tjetër që do mbështesi ai, në krye të PD. Çfarë hapash konkretë do hidhen, etapat nëpër të cilat do kalojë ky proces dhe se si ajo do të finalizohet në fund. Jo. Sepse rrugë nuk ka. As precedent. Aa kazus. As protokoll. As model. As shembull të ngjashëm.

E gjitha çfarë qarkullon, është thjeshtë një projeksion i bazuar mbi dëshira, si në atë përrallën ku personazhi ynë ëndërronte poshtë pemës se kumbullat do të bëheshin meqenëse i haheshin atij. Por të nesërmen ra një breshër aq kokërrmadh, sa i rrëzoi të gjitha lulet dhe për stinën tjetër, nuk mbeti asgjë për të vjelë. Kështu janë edhe berishistët që po mbajnë këto ditë me gajret veten, nga dëshira që Sali Berisha të rikthehet, duke i bërë edhe tjerët të presin se çfarë mund të ndodhë.

Çfarëdo që të bëjë “lideri historik”, asgjë nuk ka për të ndodhur dhe Lulzim Basha do vazhdojë të mbetet Kryetari i PD. Jo se kështu dua unë. Jo se kështu duan ata që mbështesin Edi Ramën. Jo se kështu duan socialistët. Jo se kështu do Yuri Kim. SHBA. BE… Por sepse Lulzim Basha është kryetari legjitim i asaj partie, i zgjedhur përmes një procesi të rregullt në Kuvendin Kombëtar, që u realizua sipas procedurave që parashikon libri i rregullave të PD. Kjo u bë në prani të Sali Berishës, i cili deri më sot, nuk e ka vënë në diskutim këtë gjë.

Përtej pjesës formale të kësaj historie, Lulzim Basha do vijojë të qëndrojë në krye të PD, edhe për një arsye fare të thjeshtë: Askujt deri më sot, nga kryetarët e partive politike në Shqipëri, nuk ia kanë marë dot partinë. As nga brenda. As nga jashtë. As me forcë. As me dredhi. As me procedurë. As me gënjeshtra. As me fushata në media apo në bazën e partisë. As me kanun. As me shtet. As me ligj. As me prokurori. E as me gjykatë.

Historia nuk i favorizon berishistët, sado i dobët mund të jetë një kryetar partie në Shqipëri e pavarësisht staturës së tij politike, kulturore, intelektuale apo koefiçentit të inteligjencës. Ata janë zëvendësuar ose kur kanë ikur vetë. Ose kur kanë dashur vetë. Ose kur kanë vdekur. Ose kur e kanë shitur partinë. Ose kur e kanë këmbyer kryetarllëkun, me një favor tjetër në dobi të vetes. Ose e kanë humbur natyrshëm atë atribut, pasi partia është shkrirë dhe nuk ka ekzistuar më.

Më shumë se kushdo tjetër për të mbërritur në këtë realitet politik, që është i pakonceptueshëm për pjesën tjetër të botës demokratike, ka kontribuar vetë Sali Berisha. Ai madje e ka tejkaluar edhe këtë, duke krijuar në tri dekada, modelin e kryetarit “de facto” të partisë edhe atëherë kur “de jure” ai kishte deleguar dikë tjetër në krye të saj. Ndaj tia marësh Lulzim Bashës sot partinë, është si tia merje deri dje, Sali Berishës!

“Lideri historik” e di më mirë se kushdo tjetër këtë, pasi vetë i ndërtoi rregullat e lojës në atë mënyrë, sa sot edhe ai vetë e ka të pamundur që ti sfidojë në mënyrë demokratike. Por kjo nuk e pengon, përmes propogandës së tij, të përhapi teoritë që qarkullojnë ndër demokratët dhe ambjentet e tjera informale. Sipas të cilave, ja edhe pak se Lulzim Basha do të iki dhe Sali Berisha, do rikthehet në krye të PD.

Rikthime të tilla të bujshme, kanë ndodhur në histori, por ky nuk është rasti. Sepse përshembull, as Shqipëria nuk është Franca e mbi 200 viteve më parë, e as Sali Berisha nuk është Napoleoni. As procesi gjyqësor që thotë se do hapi në Paris, kundër Antony Blinken që firmosi aktin e shpalljes së tij “non grata”, që e nxorën përfundimisht jashtë  Grupit Parlamentar të PD. Kush ka dalë nga ajo derë, nuk është rikthyer më kurrë, sepse kopja e çelësit të saj ruhet në SHBA. Koha nuk punon më për të si dikur, ndaj ajo është tashmë, është aleatja e tij më e keqe!

Next Post
Gazetarja afgane flet për BBC: Shqipëria vend i bukur, por mendjen e kam në shtëpi

Gazetarja afgane flet për BBC: Shqipëria vend i bukur, por mendjen e kam në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In