• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Askujt nuk i digjet… deri në agim!

by Ben Andoni
23/09/2025 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kjo shprehje lidhet me një thënie popullore dhe ka të bëjë me njerëzit që kanë pushtet. Sipas të cilës nuk mund të qëndrosh pa fund në drejtim dhe këtë duhet ta ketë parasysh cilido syresh. Nuk përmendet fjala qiri pasi nënkuptohet, por metafora është e qartë: Asnjë qiri i zakonshëm nuk shkon i padjegur përgjithnjë. Mësimi është i madh dhe u thuhet pushtetarëve në shumë mënyra, por pjesa më e madhe nuk do t’ia dijë. Kujtojnë se do jetojnë pafundësisht. Klubi i diktatorëve të botës u kap nga mikrofonat se mendonin për pushtet të pamatë dhe jetesë të stërgjatë.

Në fshatin tonë, Kryeministri Rama me vendosmërinë dhe egon e tij të zakonshme, madje dhe bindjen se do të jetë përgjithnjë në pushtet dhe madje edhe pas vitit 2030, lëshon deklaratat cinike: Se do iki kur të dojë vetë!

Përballë ka një personazh që ka hyrë sipas mënyrës së tij në historinë e pushtetit por që për pak vjet, nëse natyra do ta lerë me këtë gjendje, mund t’ia kaloj dhe vetë Enver Hoxhës, diktatorin pa të dytë në Shqipëri.

Ndërkohë nën hijen e tyre janë djegur breza, individë dhe profesionistë të shquar dhe kanë gëluar të paaftë dhe dallkaukë, që sot mbushin kronikat televizive me rastet e korrupsionit dhe të tjetër me historitë e sikletshme të servilizmit, para të cilave edhe Uriah Heep-i i Dikensit do dukej shenjtor.

Megjithatë në këto ditë koha do humbet me debatet kilometrike për shkarkimin e Erion Velisë në Këshillin Bashkiak (mënyra sesi do sillen anëtarët socialistë do tregojë peshën morale dhe logjike të tyre), arsyetimet administrative dhe logjika juridike për vlefshmërinë. Ndërkohë që shqiptarët vazhdojnë e ikin; një masë e madhe mezi e përball mbijetesën; të tjerë presin me shpresë që t’u lihet ndonjë mundësi nga njerëzit e privilegjuar të shpurës Rama për punë. Të gjitha këto sfilitje të shqiptarëve bëjnë pak përshtypje për Ramën që ka nisur ekskursionet ndërkombëtare duke u shpjeguar “Diellën” perëndimorëve “të paditur”; ashtu si edhe për Berishën që i llogarit si numërorë për protestat duke u ngacmuar dinjitetin dhe atë jetë që u vështirësohet për ditë e më shumë. Kronika e këtyre ditëve është një e tillë e mjerë e individëve të politikës që nuk shohin se çfarë bëhet në botë, ku dihatja e luftës dëgjohet gjithnjë e më afër; ku Shqipëria përballet me sfida të gjithë llojeve; ku bankat e shkollave po boshatisen dhe ku çmimet e produkteve nuk dinë të ulen dhe ku arroganca e pushtetit po godet pamëshirë ngado. Po për politikanët kjo s’është ndonjë gjë e madhe. Rama është në pushtet, ndërsa parlamenti me +80 mandatet e Socialistëve është thjesht e qartë zgjatim i tij. Ashtu si për Berishën, uniteti i Ramistëve është bekim për +50 mandatet e tij që të vegjetojnë dhe përfitojnë. I vetmi fat i shqiptarëve është folklori dhe atë që ta jep natyra se të paktën…edhe qiriri i tyre një ditë do të shuhet. Sa më shpejt ta kuptojnë aq më mirë do jetë. Po ky nuk është rasti i shqiptarëve. Për shqiptarët liderët jetojnë sa malet dhe bjeshkët. (Javanews)

Next Post
Çmimi kryesor i BE për të drejtat e njeriut: Kush është në garë për Sakharov?

Çmimi kryesor i BE për të drejtat e njeriut: Kush është në garë për Sakharov?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

December 27, 2025
Liderët evropianë dhe Von der Leyen sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

Liderët evropianë dhe Von der Leyen sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

December 27, 2025
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Rezoluta kopile që do rrëzojë Ramën në mars…

December 27, 2025
Media britanike: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian! Kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

Media britanike: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian! Kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

December 27, 2025
Presidenti Trump “i prerë”: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

Presidenti Trump “i prerë”: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

December 27, 2025
FOTO/ Humbi vëllain në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet muzikës pas disa muajsh shkëputjeje

FOTO/ Humbi vëllain në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet muzikës pas disa muajsh shkëputjeje

December 27, 2025
FOTO/ Televizioni i familjes Berisha i fik sinjalin Salianjit në Durrës

Ervin Salianji nuk ndalet/ Vijon turin e takimeve, sot në mbrëmje me demokratët në Shkodër

December 27, 2025
Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në Poloni, shkak sulmet ruse në Ukrainë

Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në Poloni, shkak sulmet ruse në Ukrainë

December 27, 2025
Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

December 27, 2025
“Demokratë, mbështeteni Ervinin!” Spaho: Flamur Noka, burri më pab*thë që ka partia

“Demokratë, mbështeteni Ervinin!” Spaho: Flamur Noka, burri më pab*thë që ka partia

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com