• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asistenca sociale, deri në 2018 do të kalojnë në filtër 75% e përfituesve

by Java News
03/07/2017 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare i ka kërkuar Bankës Botërore që të shtyjë afatin për projektin e modernizimit të asistencës sociale, e cila në vetvete përfshin një reformim të thellë ndihmës ekonomike. Në një raport të fundit të Bankës thuhet se, nga 30 qershori 2017, që ishte parashikuar të mbyllej ky projekt, data e re e miratuar është 31 dhjetori 2018. Deri më tani rezulton që të jenë disbursuar 23.8 milionë dollarë nga totali prej 50 milionësh, që parashikon i gjithë projekti.

“Implementimi i projektit ka ecur mirë që nga vizita e marsit dhe indikatorët e lidhur me disbursimin janë arritur dhe verifikuar, ndërkohë që nën verifikim janë fazat 7-14 që e çojnë totalin e disbursimit  në 25 milionë dollarë ose 67% të gjithë projektit. Faza e pilotimit në reformën e paaftësisë ka nisur në fund të prillit. Në shtesë të kësaj ka progres tek ndihma ekonomike, ndërkohë që ka vazhduar përgatitja e terrenit për shtrirjen e reformës në gjithë vendin dhe zbatimi do të nisë në vjeshtë” thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Por si paraqitet situata në tregues realë?
Përfitues në total nga skema rezultojnë mbi 490 mijë individë, ndërkohë që në nisje të projektit, në këtë skemë ishin mbi 604 mijë përfitues. Pikërisht numri i lartë në këtë skemë, ku në shumë raste konstatoheshin edhe abuzime, sollën edhe nevojën e modernizimit dhe reformimit të saj. Në fund të projektit, sipas vlerësimit të Bankës, në këtë skemë parashikohen të jenë të paktën 500 mijë përfitues, që do të kalojnë “në sitën” e kritereve të reja.
Për të parandaluar rastet e abuzimeve apo mashtrimit projekti parashikon hetime nga ana e inspektorëve. Të paktën 75 % e rasteve që përfitojnë, do të kalojë në vlerësim të vazhdueshëm.
Projekti  që nisi në vitin 2015 ka dy komponentë thelbësorë ku i pari është Forcimi i Zbatimit dhe Performancës së Programeve të Asistencës Sociale me një kosto 46.2 milionë dollarë dhe i dyti Asistenca Teknike për Forcimin e Kapaciteteve Zbatuese të programit që ka një kosto 3.67 milionë euro./Monitor

ma.me

Next Post
FOTOT/ ‘Heroi’ 50-vjeçar që ngjan me një fëmijë 5-vjeçar…

FOTOT/ 'Heroi' 50-vjeçar që ngjan me një fëmijë 5-vjeçar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena GJoka

“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena GJoka

January 20, 2026
Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

January 20, 2026
Kush është ‘agjenti’ i Berishës brenda SPAK?/ Meçe: Mori pjesë në grupin e hetimit të 21 janarit dhe…

Fati i Irena Gjokës/ “Shteti grek në funksion të Berishës”, Meçe: Dokumenti i prodhuar! Nuk ka prova konkrete

January 20, 2026
“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

January 20, 2026
Gripi vdekjeprurës, pse këtë vit është kaq i rëndë?

Gripi vdekjeprurës, pse këtë vit është kaq i rëndë?

January 20, 2026
“Rikthim në skenën e krimit”/ Berisha sot në SPAK, Çupi: Sa më shumë lufton drejtësinë, më shumë fajtor bëhet

“Drejtësia e inkriminuar”/ Fati i Irena Gjokës, Çupi: Dosja ndaj Berishës, Metës dhe Belerit s’do jetë nul! Ja pse

January 20, 2026
“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

January 20, 2026
Dëshmia ime për 21 Janarin

Dëshmia ime për 21 Janarin

January 20, 2026
VIDEO-Qytetari i drejtohet Berishës: Nuk më pëlqen foltorja doktor! Deputetët e PD-së të blejnë kamiona dhe…

VIDEO-Qytetari i drejtohet Berishës: Nuk më pëlqen foltorja doktor! Deputetët e PD-së të blejnë kamiona dhe…

January 20, 2026
Pas Forumit në Davos, Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka kthim mbrapa, Groenlanda është…

Pas Forumit në Davos, Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka kthim mbrapa, Groenlanda është…

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In