• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Asistenca për të papunët, Shqipëria ndër dhjetë të fundit në botë

by Java News
30/08/2016 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të jesh i papunë është e vështirë kudo, por në Shqipëri mund të jetë edhe më e vështirë. Një raport i fundit i Organizatës Botërore të Punës e klasifikon Shqipërinë në 10 vendet e fundit të botës për mbrojtjen e të papunëve.

Raporti vëren se në Shqipëri buxheti i shtetit ofron ndihmë vetëm 6.9 përqind të të papunëve, ndërsa pjesa tjetër prej 93.1 përqind nuk marrin asnjë pagesë sociale.

Sipas raportit, mbulim më të vogël me ndihmë se ky nivel për personat e papunë e kanë vetëm 9 vende të tjera në të gjithë botën. Ndër to bëjnë pjesë Argjentina, Tunizia, Bosnja, Afganistani dhe disa vende të tjera.

Ndërkohë, në çdo vend tjetër qeveritë ndihmojnë me transferta sociale një përqindje më të lartë të të papunëve.

Vendi me mbulimin më të lartë është Austria, ku qeveria mbështet me pagesa direkte nga buxheti rreth 90 përqind të të papunëve. Ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë renditen Gjermania dhe Malta.

Thuajse të gjitha vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian ndihmojnë me pagesa dhe ndihmë sociale të papunët në pjesën dërrmuese. Sipas organizatës së punës, në Bashkimin Europian, këto pagesa luajnë rol kyç në parandalimin e varfërisë, ndërsa në vendet ku mbulimi i të të papunëve me ndihmë është më i ulët, rreziku që ata të bien në varfëri sipas raportit është i lartë.

Përgjithësisht në vendet e varfra qeveritë ofrojnë ndihmë vetëm për një pjesë të të papunëve, çka sipas raportit lidhet me nivelin e ulët të të ardhurave dhe buxhetet e vogla që kanë këto vende.

TCH/d.i.

Next Post
“Dita e të zhdukurve”/ Daut Gumeni: Këta duan t’i zhdukin edhe të zhdukurit

“Dita e të zhdukurve”/ Daut Gumeni: Këta duan t’i zhdukin edhe të zhdukurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Lapaj thirrje opozitës të protestojë 24 orë në shesh: Duhet qeveri tranzitore 12-mujore dhe kod i ri zgjedhor

February 25, 2026
Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec/ Mësues, infermierë e mjekë detyrohen të ecin orë të tëra në këmbë për të shkuar në punë

Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec/ Mësues, infermierë e mjekë detyrohen të ecin orë të tëra në këmbë për të shkuar në punë

February 25, 2026
Kosovë/ Shoqëria civile u bën thirrje partive për dakordësi rreth presidentit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

Kosovë/ Shoqëria civile u bën thirrje partive për dakordësi rreth presidentit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

February 25, 2026
“Berisha s’bashkëjeton dot me rregulla demokratike”, Elezi: Përdorimi i të miturve në protestë, ‘turp’ për organizatorët

“Berisha s’bashkëjeton dot me rregulla demokratike”, Elezi: Përdorimi i të miturve në protestë, ‘turp’ për organizatorët

February 25, 2026
E dehur në timon, përplas 11 automjete, ndalohet nga policia greke 60-vjeçarja

E dehur në timon, përplas 11 automjete, ndalohet nga policia greke 60-vjeçarja

February 25, 2026
Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet hyrja e qytetit të Skraparit! Çahet edhe asfalti i rrugës që lidhet me Përmetin

Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet hyrja e qytetit të Skraparit! Çahet edhe asfalti i rrugës që lidhet me Përmetin

February 25, 2026
KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

February 25, 2026
“Kush e emëron drejtorin?”, Çuçi debat me Lamallarin për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

“Kush e emëron drejtorin?”, Çuçi debat me Lamallarin për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

February 25, 2026
Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

February 25, 2026
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore, por mohon përfshirjen në krimet e Jeffrey Epstein: Ishte gabim i madh, më vjen keq

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore, por mohon përfshirjen në krimet e Jeffrey Epstein: Ishte gabim i madh, më vjen keq

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In