• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ashtu si Vlora, ta mbajë fjalën edhe Meta”/ Gjiknuri: E citova, nuk provokova! Kur je figurë publike je skllav i fjalës tënde

by
27/04/2021 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i PS në Vlorë dhe kandidati për deputet Damian Gjiknuri i ka kërkuar sot Presidentit të Republikës Ilir Meta të mbajë fjalë, siç e mbajti Vlora duke iu referuar deklaratës për dorëheqjen.

Në një bisedë me gazetarin Sokol Balla në News24 ai tha se nuk ishte provokim, por një citim i fjalës së Presidentit.

“Unë citova ato që kanë thënë Ilir Meta në publik. Aq më tepër që Presidenti erdhi si aktor i mirëfilltë elektoral, duke akuzuar dhe aktorët lokal të opozitës dhe e ktheu në një betejë personale, duke akuzuar qytetarët vlonjatë që ia kthyen përgjigjen me votë. Nuk provokova, por citova atë që ka thënë ai. Kur je figurë publike je skllav i fjalës tënde”, tha Gjiknuri.

Sa i përket akuzave për komplote dhe takime me zëvendës kryetarin e LSI-së Luan Rama, ai tha se nuk ka pasur asnjë komplot dhe se mund të jetë takuar në rrugë me z. Rama ashtu si me kreun e listës së PD, Bujar Leskaj.

“Janë gjëra aq banale sa më vjen keq që Presidenti bie në një nivel të tillë. Presidenti nuk ka punë fare se çfarë bëjnë aktorët lokalë elektoralë. Nuk ka asnjë takim apo komplot kundër interesave të LSI. Unë kam takuar rastësisht në rrugë dhe Bujar Leskaj dhe Luan Ramën. Mund të takoj këdo. Ma mbajnë si pikë të dobët që jam i qetë në politikë. Nga kjo pikëpamje është absurde një akuzë për komplote të tilla. Nuk i bën nder zyrës që përfaqëson.
Nga analiza ime, unë mendoj që e dëmtoi vetë LSI-në sepse pati konfuzion. Nëse dekapiton kreun e listës, elektorati çdo votë që do hidhte do i shkonte kreut të listës. Të akuzosh se ka tradhtuar bashkëshorten tënde dhe i la të nënkuptojë që të votonin përfaqësuesit e PD.
Mendoj që Presidenti i Republikës ka kontribut në rënien e LSI-së në gjithë vendin. Hyrja veç e PD dhe LSI çdo mandat i hequr nga LSI rriste probabilitetin e marrjes nga PS”, tha Gjiknuri.

Sa i përket fushatës ai deklaroi se iu bë më e vështirë, por dhe më e rafinuar me ndërhyrjen e Presidentit.
“Mua mu bë e vështirë sepse ardhja e presidentit, e bën fushatën të vështirë, por kjo e rafinon betejën dhe e bën më interesante, nga kjo pikëpamje tërmeta krijoi tërmetin. Unë nuk thashë asnjë fjalë për opozitën, nga deklaratat e mia, s’kemi pasur akuza për njëri-tjetrin. Nuk kemi hedhur akuza për kundërshtarët. Fushata ishte e qetë. Unë e falënderoj Bujar Leskajn për fushatën shumë qytetare që ka bërë dhe marrëdhënien korrekte me ligjin dhe elektoratit, edhe Luan Rama të njëjtën gjë”, deklaroi Gjiknuri./ b.h

Next Post
Veliaj nga selia PS-së: Të gjitha Exit Poll-et na nxjerrin fitues me 71-72 mandate!

"Thyhet pas dy dekadash Vora, bastioni historik i PD", Veliaj: Nuk do zhgënjeheni, do ju shërbejmë me dinjitet të gjithëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In