• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ashpërsohen masat në burgje/ Nga sot të dënuarit më pak telefonata

by Java News
16/05/2019 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashpërsohen masat në burgjet shqiptare. Urdhri më i fundit i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, i zbuluar nga ‘News24’ e ‘BalkanWeb’, kufizon telefonatat e të dënuarve me familjarë dhe persona të tretë. Bëhet fjalë për dokumentin me nr.42 18 prot,  datë 13 maj 2019 firmosur nga Agim Ismaili.

Me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të thirrjeve telefonike Ismaili urdhëron të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të kryejnë regjistrimin e numrave të telefonit fiks, celular dhe ndërkombëtarë të familjarëve apo të të tretëve (të afërm ose miq), sipas deklarimit me shkrim të seicilit të burgosur.

Referuar dokumentit, të dënuarit e sigurisë së lartë, duhet të deklarojnë deri në 10 numra telefoni, ndërsa të dënuarit e sigurisë së zakonshme, të paraburgosurit, gratë apo minorenët, deri në 15 numra. Deklarimet e kontakteve bëhen në një formular të posacëm.

Në rastet, kur një i dënuar kërkon të ndryshojë një nga numrat e telefonit, duhet të bëjë kërkesë me shkrim pranë drejtorisë së burgut dhe të shpjegojë arsyen. Institucioni ka 5 ditë afat, që të mundësojë ndryshimin e numrit, sipas kërkesës së bërë nga i dënuari.

Në urdhrin e kreut të përgjithshëm të Burgjeve, data 27 maj përcaktohet si afati i fundit që të dënuarit dhe të paraburgosurit kanë në dispozicion për të bërë deklarimet e kontakteve të tyre. Më pas secila drejtori burgu duhet të dorëzojë në drejtorinë e Përgjithshme database e numrave.

Kjo sipas tij nuk cënon të drejtat dhe liritë e të dënuarve, edhe pse burimet thonë se me t’u njohur me këtë urdhër, shumë personazhe problematikë të botës së krimit, e kanë kundështuar atë dhe kanë krijuar shqetësime në institucionet ku vuajnë dënimin. Duhet theksuar se vitet e fundit, bosë të trafiqeve, kanë drejtuar grupe të fuqishme kriminale ndonëse ndodheshin ne qëlitë e paraburgimit. Gjithashtu, prej andej janë urdhëruar edhe vrasje.

Të shumta kanë qenë episodet, kur persona të privuar nga liria, kanë kërcënuar, shantazhuar apo intimiduar njerëz të politikës, biznesit e drejtësisë. Por a mund ta japë zgjiedhje kësaj situate ky urdhër? Sigurisht që jo. Për sa kohë që të dënuarit arrijnë në mënyra të ndryshme fusin celularë në qeli dhe përmes tyre komunikojmë me cilindo person që duan.

g.kosovari

Next Post
Kokainë dhe lekë, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari në Kavajë

Kokainë dhe euro në makinë, në pranga shqiptari në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT| Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 persona

EMRAT| Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 persona

January 31, 2026
“Travel and Tour Word”: Turistët francezë, gjermanë dhe amerikanë rrisin interesin për të eksploruar Shqipërinë

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë, gjermanë dhe amerikanë rrisin interesin për të eksploruar Shqipërinë

January 31, 2026
“Kanë tentuar t’i vrasin djalin”/ Avokati: Së shpejti do dalë dokumenti që sqaron se nuk ka dosje për Irena Gjokën

“Kanë tentuar t’i vrasin djalin”/ Avokati: Së shpejti do dalë dokumenti që sqaron se nuk ka dosje për Irena Gjokën

January 31, 2026
“Sjelljet ndaj gjyqtares Gjoka, skandaloze”/ Gazetari: Berisha ka treguar se kushdo që i është ngatërruar ‘nëpër këmbë’, ka vdekur në aksidente!

“Sjelljet ndaj gjyqtares Gjoka, skandaloze”/ Gazetari: Berisha ka treguar se kushdo që i është ngatërruar ‘nëpër këmbë’, ka vdekur në aksidente!

January 31, 2026
I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

January 31, 2026
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne për të gjithë grupmoshat

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne për të gjithë grupmoshat

January 31, 2026
LISTA / KQZ shpërndan 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike, ja cilat përfitojnë

LISTA / KQZ shpërndan 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike, ja cilat përfitojnë

January 31, 2026
Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In