• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prezantohen 61 kandidatët, Rama me batuta: Falenderoj Nard Ndokën

by
15/05/2015 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

(Update) Mazhoranca ka prezantuar ditën e sotme në një aktivitet të organizuar në Pallatin e Kongreseve 61 kandidatët për bashki në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Pas fjalës përshëndetëse të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe prezantimit të gjithë kandidatëve, nuk munguan as batutat e Kryeministrit Edi Rama.

Shefi i qeverisë e nisi fjalën e tij duke prezantuar aletatët e koalicionit, ndërsa një përshëndetje të veçantë kishte edhe për kreun e PDK-së Nard Ndoka.

“Së pari besoj se na takon që ne dy partitë që bëjnë një forcë ti shprehim falënderimin dhe mirënjohjen për besimin dhe praninë e tyre këtu aleatëve tanë të cilët me përfshirjen në Aleancën për Shqipërinë Evropiane forcojnë mesazhin qytetar të projektit qytetar për 21 qershorin. Për këtë arsye unë dua që të falënderoj për praninë e tij Ish­presidentin Bamir Topi, kryetarin e PDIU­së Shpëtim Idrizin, kryetarin e Demokracisë Sociale Paskal Milo, mikun tonë Petro Koçi dhe të pashtershmin Nard Ndoka së bashku me gjithë aleatët e tjerë me të cilët jam i bindur që në 21 qershor do bëjmë që në çdo bashki të Shqipërisë të triumfojë fryma qytetare dhe projekti qytetar.”­ u shpreh Rama.

Pasi prezantoi të gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria që ai drejton në këto 18 muaj, Rama theksoi se për të kthyer vendin në një kopsht të zhvilluar duhet të hiqen fillimisht barërat e këqija.

Ndërsa me batutat e tij, Rama kërkoi votën e qytetarëve duke u shprehur se është turp të zgjedhësh burrin në një kohë që ke kandidate femra.

“Drejtimi i duhur zgjidhet dhe besoj se Keti Bazhdari është drejtimi i duhur për Shkodrën, Viktor Tusha është drejtimi i duhur për Lezhën, as e diskutoj që Hasani është i duhuri për Kukësin, Vangjush Dako për Durrësin, Qazim Sejdini është drejtimi i duhur për Elbasanin. Mes gjithë këtyre grave dhe atyre burrave që kam përballë, turp kush zgjedh burrin sepse zgjedh një nga ata që nën hije lozin kuvendojnë dhe pika që su bie se nga SHQUP­i rrojnë.”­ u shpreh Rama.

11130498_10206782872599499_637033557484445953_o

ASHE prezanton 61 kandidatët për bashki, Tahiri: Vazhdojmë në drejtimin e duhur

Koalicioni mazhoritar ka prezantuar pasditen e sotme kandidatët e saj për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Pas prezantimeve nëpër qytete, e majta mblodhi në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, të gjithë kandidatët e saj për kryetarë bashkish, ndërsa Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkoi votën e qytetarëve më 21 Qershor për të ndjekur “drejtimin e duhur”.

Në fjalën e tij, ministri Tahiri tha se 61 kandidatët e së majtës për zgjedhjet vendore do të vazhdojë punën e nisur nga qeveria shqiptare për rilindjen e qendrave urbane. Sipas Tahirit  krerët e bashkive pas zgjedhjeve të 21 qershorit, nuk do t’i drejtojnë këto institucione për politikë, por për t’u shërbyer qytetarëve.

“Sot kemi një skuadër me 61 kandidatët tanë që do të vazhdojë me shumë fuqi at që kemi nisur në qershorin e 2013, për ta bërë Shqipërinë më të zhvilluar dhe qytetarët më të mirëqenë nëpërmjet punës. Ka nxitje për zhvillim pa asnjë dallim, dhe ka programe që ndihmojnë për këtë. Reforma territoriale i ka dhënë fund kaosit në ndarjen në komuna e bashki. Do jenë në 61 bashkitë e reja jo për politikë, por për t’i shërbyer qytetarëve”, tha ministri Tahiri. Më tej, ministri u shpreh se qeveria aktuale punon për qytetarët, për sigurinë e tyre, dhe për rritjen e shërbimeve.

Ministri i Brendshëm renditi një sërë reformash të ndërmarra nga qeveria, duke nënvizuar se “korrupsioni ishte kthyer në sistem”, ndërsa u shpreh se do të vijojë lufta ndaj tij.

“Janë të suksesshëm si nga ana personale ashtu edhe profesionale. Burra e gra, të 61 kandidatët tanë kanë treguar që dinë të bëjnë punën e tyre dhe do të jenë të suksesshëm në bashkitë e reja, për ju, jo për politikë, për t’i shërbyer qytetarit. Fitore për të shërbyer qytetarit. Kemi vizion për drejtimin e duhur, dhe e nisëm nga shlyerja e borxheve që la qeveria e kaluar. Duam të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm. Të gjitha ministritë kanë bërë një punë të madhe deri tani për t’i çuar gjërat në drejtimin e duhur. Padyshim ka ende shumë punë për të bërë. Duam të garantojmë një rritje ekonomike të qëndrueshme për sot dhe për të ardhmen. Parashikimet edhe nga ndërkombëtarët janë për një rritje të qëndrueshme edhe gjatë 2015” tha Tahiri.

Next Post

FOTO/ Disney Land apo marrëzia monumentale e Shkupit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

March 4, 2026
Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

March 4, 2026
Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

March 4, 2026
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

March 4, 2026
Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

March 4, 2026
EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

March 4, 2026
Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
Makineritë e diellit, si panelet po kthen në faktor kyç për të ardhmen!

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

March 4, 2026
Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In