• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“ASHE fitore mbresëlënëse… Elmar Brok foli si militant”

by
30/06/2015 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian ka uruar kalicionin qeveritar për atë që ata e quajnë “fitore domethënëse në zgjedhjet lokale në Shqipëri”.

Përmes një deklarate, Presidenti i Grupit Gianni Pittella theksoi se rezultati dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor tregon se qytetarët shqiptarë kërkojnë që të kthejnë faqe për një të ardhme dhe progres të tyre.

“Unë përgëzoj ngrohtësisht kryetarët socialiste të bashkive dhe këshilltarët për zgjedhjen e tyre dhe i ftoj ata të zbatojnë platformat e reformave progresive, që ju ofruan atyre këtë sukses. Rezultatet mbresëlënëse të koalicionit të majtë, duke përfshirë edhe kryeqytetin e Tiranës, është një shenjë e qartë se qytetarët shqiptarë duan të kthejnë një faqe të re për një të ardhme progresive europiane”. u shpreh Pitella

Zëvendëspresidenti i grupit, përgjegjës për punët e jashtme dhe raportues për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein i cilësoi zgjedhjet e 21 Qershorit, një hap tjetër drejt konsolidimit të demokracisë në vend. Fleckenstein tha se në këtë mënyrë, Shqipëria është në drejtimin e duhur dhe se së shpejti mund të hapen edhe negociatat për anëtarëimin në BE.

“Zgjedhjet lokale të 21 qershorit ishin një tjetër hap drejt konsolidimit të demokracisë në Shqipëri. Sipas deklaratës paraprake të OSBE/ODIHR dhe vëzhgimeve të disa ambasadave të BE-së, panorama e përgjithshme e zgjedhjeve ishte e mirë dhe absolutisht më e mirë në krahasim me sondazhet e mëparshme. Megjithatë, një numër sfidash duhet ende të adresohen, por vendi është në rrugën e duhur. Ne shpresojmë, pra, se së shpejti Shqipëria do të marrë dritën e gjelbër për fillimin e negociatave me BE-në”, tha ai.

Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein foli edhe për qëndrimet e mbajtura nga eurodeputeti Elmar Brok, ku theksoi se ishte ndjerë i befasuar. Kjo pasi sipas Fleckenstein, detyra e Brok është të ushtrojë detyrat e tij në mënyrë të paanshme dhe jo vetëm të reagojë me kërkesë të aleatëve politikë të EPP.

“Akuzat për manipulime duhet të hetohen. Kërkesat e tilla nga ana e opozitës nuk janë provuar ende. Unë jam i befasuar nga deklaratat e fundit të kryetarit të komitetit të punëve të jashtme Elmar Brok, në televizionet shqiptare. Duke marrë parasysh rolin e tij institucional, ai duhet të ushtrojë detyrat e tij në mënyrë të paanshme dhe jo vetëm të reagojë me kërkesë të aleatëve politikë të EPP”, deklaroi ai.

Megjithatë Fleckenstein thotë se fjalën e fundit për zgjedhjet e 21 Qershorit ta thotë raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR-it.

“Ne jemi në pritje të deklaratës përfundimtare nga misioni i vëzhgimit zgjedhor të OSBE-ODIHR-it, në dy muaj, e cila do të marrë parasysh ndjekjen e ankesave individuale dhe të japë një vlerësim përfundimtar, duke përfshirë rekomandime se si të përmirësohet më tej procesi zgjedhor”, nënvizoi Fleckenstein.

Top Channel

Next Post

Foto/ Xhemaili i përgjigjet Kasamit: Ti me Nicole, unë me Erjonën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In