Vijojnë aksionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike nga policia.
Nga kontrolli i ushtruar nga blutë e Tepelenës, në vendin e quajtur “Guri i Lumecit”, fshati Dorëz Tepelenë, u konstatuan dhe u asgjësuan në 1 parcelë me 3500 bimë të dyshuara kanabis sativa.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /r.a










