Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Policia asgjeson 2.440 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Në vijim të operacioneve anti-canabis, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, gjatë kontrollit të ushtruar në disa zona të Tropojës, konkretisht në vendet e quajtura ”Javorr i Degës “, “Stani i Malotës”, “Stani i Poshtër”, “Pribunjë”, u konstatuan dhe asgjësuan 2.440 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /r.a