Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, dhe monitorimit nga ajri, ku gjatë kontrollit të territorit, ne vendet e quajtura Fosek e Stana, fshati Kroni Madh dhe “Lugu Bene”, Njësia Administrative Shllak, Bashkia Vau Dejës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 210 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.
Për këtë rast u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen si autor i dyshuar i kultivimit të bimeve narkotike, shtetasit:
P. N. 22 vjeç, banues në qytet Shkodër.
U referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. /b.d