Në vijim të rikontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të drogës, Policia e Shtetit bën me dije se ditën e djeshme ka evidentuar dhe asgjësuar një parcelë më kanabis sativa në Tepelenë.
Mësohet se parcela është zbuluar në vendet e quajtura “Gropa e Batës”, dhe “Kurtes” në fshatin Nivicë, ndërsa blutë bëjnë me dije se kanë vënë në pranga edhe dy persona.
1750 bimë të kultivuara u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa të arrestuarit janë Demo Zana, 22 vjeç, dhe Agim Zana, 42 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.
Materialet në ngarkim të të arrestuarve, i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme./a.m.