Policia e Shkodrës ka asgjësuar 168 fidanë kanabis sativa, në fshatin Xhaj. Në kërkim është shpallur kryeplaku i fshatit, ndërsa procedohet në gjendje të lirë inspektori i Shërbimit pyjor.
Pas kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Stanet e Draganit” në një faqe mali të pyllëzuar është parë një parcelë e ndarë në formë brezaresh, ku ishin mbjellë në tokë në shishe plastike me fundin e tyre të prerë gjithsej 168 fidanë të dyshuar narkotikë, cannabis sativa me lartësi nga 2 deri në 5 cm.
Në lidhje me këtë rast, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzim i krimit”, inspektori i Shërbimit Pyjor, D. D, 59 vjeç. Në kërkim u shpall Rr. P., 61 vjeç, kryeplaku i fshatit Xhaj, gjithashtu për veprën penale të moskallëzimit të krimit.
Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
c.a