• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Asgjë s’harrohet. Kush harron, bashkëpunon”/ Braçe publikon FOTO të vitit 1996: Zgjedhjet e para me shenjë politike dhe fizike

by Java News
26/05/2021 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/kryeministri Erion Braçe ka kujtuar 26 Majit e 25 viteve më parë, ditë zgjedhjesh në vendin tonë. Braçe shkruan me anë të një statusi në rrjetet sociale se ajo ditë shënon masakrën më të madhe të zgjedhjeve që nuk u njohën nga askush.

Ai fajëson ish-kryeministrin Sali Berisha duke theksuar se e kishte kthyer vendin në regjim kriminal duke bërë të mundur vjedhjen e zgjedhjeve. Braçe ka publikuar edhe disa foto të shkëputur nga çelja e fushatës dhe më pas sulmi poshtë shtëpisë ku qëndronte.

“26 Maj asgjë nuk harrohet, kush harron bashkëpunon. Sot, 26 Maji shënon 25 vite te masakrës më të madhe të  “zgjedhjeve” te vetme qe nuk janë njohur kurrë nga kërkush, kurrë; Zgjedhjeve për të cilat ODIHR,  na la për historinë një fjali: Nuk kishte asnjë nen të rregullave zgjedhore që nuk u shkel!

Kaq përsëri ishte fare pak. Kryetari i opozitës/PS ne burg politik, ndalim e përjashtim politik nga kandidimi të gjysmës së udhehëqjes së opozitës, fushatë elektorale e qethur, pothuajse e ndaluar mbushur me dhunime e arrestime, dite zgjedhjesh horror, komisione te njëanshme zgjedhore ne raportin 13 nga pushteti e 1 nga opozita, rrahje komisioneresh që në hapje të qendrave të votimit dhe largim i dhunshëm prej orës 9.00 te mëngjesit prej aty, ndalim i zgjedhësve për të votuar, vjedhje masive votash në numërim dhe rezultat tërësisht i rremë në cdo cep të Shqipërisë!

Shihini fotot; Njera-ajo djathtas është ne prezantim/celje te fushates me 26 prill 1996, ne nje kuvli ku na lane te mblidheshim ne Berat, tjetra është ne oren 10.00 në selinë e PS në Berat/MANGALEM, fill pas sulmit nga paramilitare poshtë shtëpisë ku rrija e më tej brenda në komisariatin kriminal të Beratit.

Me heret gjate vitit 1995/Maj serish,  Sali Berisha dhe rregjimi i tij kriminal bene proven gjenerale ne zgjedhje te pjesshme ne Libofshe, Greshice e Ngracan; Dhunim barbar dhe percaktim te rezultatit te votimit jashte vunetit te zgjedhesve!

Me pare, gjate vitit 1994, rezultati historik i referendumit për kushtetutën, solli humbje derrmuese per rregjimin e Sali Berishes por edhe nje plan te tere per te mos lejuar me socialistët të fitonin.

Por socialistët mbetën gjallë qendruan, rezistuan, propozuan, komunikuan, sakrifikuan, luftuan, fituan besimin e njerëzve. Edhe une gjalle jam! Mbaj mend qe mesditen e 27 majit,  i derrmuar shkruajta: Sali Berisha shihe krimin tënd në fytyrën time!

E shkruaj serish edhe sot; Krimi nuk u ndal, vijoi ne 28 maj 1996 ne zemer te Shqiperise, sheshin e Skenderbeut, kulmoi me 21 janar 2009 ne bulevardin e Deshmoreve me kater te pushkatuar politike, perseri nga ne!

Minimi i demokracisë ishte vula e turpit në fytyrën e Sali Berishës një javë më parë dhe zgjedhjet e 26 Majit 1996 ishin zanafilla/origjina, fakti e prova; Krimi në fytyrën time lëkurën e çdo të majti, kundërshtari, njeriu normal që nuk u ble nga Sudja, Vehbiu, Xhaferri, Kamberi, Lefteri, Shemsia, Bashikimi, fëmijë i ri, e re, burrë, grua, gjysh, gjyshe, familje të ndjekura, përgjuara, dhunuara, pa punë e shërbime, burgosura nga Sali Berisha dhe regjimi i tij kriminal mu siç Hilteri e nazizmi ndoqi e përgjoi, dhunoi, burgosi e vrau hebrenjtë!

26 maj ishin zgjedhjet e para per mua, me kete shenje politike, edhe fizike ne fytyre;

Ato zgjedhje, socialistet e Beratit, posacerisht Uznoves e Policanit I FITUAN, jo prej rezutatit te caktuar nga rregjimi, por prej fuqise se rezistences, sakrifices, bashkimit zemer me zemer tek njeri tjetri;

Nga largesia e 25 viteve, sot, dua ti kujtoj e perulem me respekt secilit prej tyre, ne Berat, Uznove e Polican per gjithe sakrificen e tyre ne vite! Cdo socialisti në Shqipëri. Asgje dhe askush nuk harrohet;

Bashke ishim, bashke qendruam ne cdo beteje, e fituam, kurre nuk humbem nje te vetme. Kthehuni pasi e kujtoini, vetëm beteja të fituara si të majtë, gjithnjë në krye! Ajo shenje politike e fizike ne fytyre, ndikoi fort brenda meje;

Vetem 24 vjec mesova te qendroj, mos iki,  te sakrifikoj, mos perfitoj, te qendroj perballe, mos perkulem, te respektoj perulesisht kedo, mos harroj gjithkend, te punoj, mos rri,  te jap, mos marre, te ndihmoj, mbeshtes, ndaj me gjithkend, mos vjedh ne emer te tyre! Prej 26 Majit jam ky që jam”, shkruan Braçe.

Next Post
Shqiptarët po i kthejnë magazinat dhe fabrikat në qytetin britanik në ferma kanabisi. “Skllavërojnë” emigrantët nga…

Kultivonin kanabis në një banesë te braktisur/ Tre të arrestuar në Fier, njëri ishte shpallur në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In