Kylian Mbappe drejt Real Madridit, paraditen e sotme është dukur një marrëveshje e kryer. Por mesa duket jo, të gjithë janë gabuar…
Drejtori sportiv i PSG -së, Leonardo, i ndjekur nga gazetarë të ndryshëm, përfshirë korrespondentin e Chiringuito, tani pasdite e ftohu pistën e Madridit për francezin, i cili dukej se do të largohej për në Spanjë:
“Çfarë mund të them, është se asgjë nuk ka ndryshuar, në krahasim me dy ditët e fundit. Situata është gjithmonë e njëjtë “.
Referenca e menaxherit brazilian është tek oferta e Real Madridit pak ditë më parë, e cila arriti në 160 milionë, para asaj që “los blancos” duhet të paraqesë së shpejti prej 170 milionë + 10 bonuse.
¿A qué juega el PSG? https://t.co/n8oxecNO2Q
— Josep Pedrerol (@jpedrerol) August 27, 2021
g.kosovari/











