• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asgjë nuk ka ndryshuar, asgjë nuk kemi mësuar

by Dritan Hila
04/05/2020 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Sot rrugët e qyteteve shqiptare ishin si në një ditë të zakonshme paravirusi. Askush nuk respektonte distancat sociale, takoheshin me dhënie dore dhe kafenetë shërbenin si në një ditë të zakonshme.

Njerëzit i kanë paraprirë masave të lehtësimit të karantinës madje e kanë hequr fare atë.

E keqja e gjithë kësaj historie është se nga kjo eksperiencë nuk mësuam asgjë, as të shërbenim në furra buke dhe si të takoheshim me të njohur.

Rezultatin ende të lehtë të numrit të vdekjeve, njerëzit ia kanë lënë Zotit, madje ka prej atyre që e mohojnë komplet.

Nuk ka ndonjë çudi. Ka njerëz që e mohojnë edhe në Itali ku ka 30 mijë të vdekur me emra dhe mbiemra.

Ka prej atyre që mendojnë se e gjitha është një kauzë e fryrë. As kjo nuk të çudit. Ka prej atyre që mohojnë Holokaustin dhe dhomat me gaz të nazistëve.

Ndërkohë qeveritë duket se po i nënshtrohen presionit të bizneseve te cilët kalërojnë mërzinë e njerëzve të ngujuar dhe kërkojnë rikthimin në gjendjen nga e nisëm.

Nuk e vrasin mendjen fare sesi do përshtaten me një situatë e cila mesa duket do të ndryshojë botën, ose do të rrallojë numrin e banorëve të saj.

Në realitetin mjekësor asgjë nuk ka ndryshuar. Ne dhe bota hymë na karantinë kur numri i të infektuarve ishte dhjetë herë më i vogël sesa sot, dhe po dalim kur numri i të vdekurve është mbi 200 mijë.

Mesa duket edhe qeveritë ashtu si njerëzit janë të lodhur nga pritja, nga mungesa e një vaksine apo strategjie. E vetmja gjë që kanë arritur deri më tani është që u shmang në disa vende pamja e kufomave kapicë, ndërsa në të tjerat ia dolën që të mësohen me vdekjen masive.

Pas kësaj e vetmja gjë që mund të shpresojmë është që diçka jashtë dijes njerëzore të ketë ndodhur dhe mos kemi një rikthim të epidemisë e cila ka për të qenë më shkatërrimtare.

Ose të jemi mësuar me Koronën si një fatalitet. Deri atëherë, kujt i dhimbset koka dhe të moshuarit, le të bëjnë kujdes.

Mesa duket qenia njerëzore është e tillë që kur i shpëton një rreziku ia di për faleminderit Zotit ndërsa kur e pëson ia le fajin qeverisë. Por asnjëherë vetes.(Dritare.net)

Next Post
Sikur thirrja e Ilir Metës për Serbinë të ishte bërë edhe për Shqipërinë!

Pandemia në stilin opozitar “hip se të vrava, zbrit se të vrava”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In