• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asgjë me tepri!

by Alba Malltezi
25/08/2025 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Kushedi pse grekët e lashtë në hyrje të Tempullit të Delfit, (kushtuar Apollonit, perëndia e dritës, e arsyes dhe e të vërtetës) gdhendën dy shprehje në gurë. Vetëm dy: “Njih vetveten!”… dhe: “Asgjë me tepri! (“Μηδὲν ἄγαν” (Mēdén ágan),”. Këtë të dytën e kopjuan dhe romakët duke e përshtatur me “aurea mediocritas” (“vija e mesme”), e shtjelluar dhe nga autorë si Oracio.

Për të njohur vetveten, dihet, është një rrugë e gjatë dhe e vështirë, e kuptuar nga shumë, por e parealizuar dot nga të gjithë. Nuk është e lehtë të njohësh vetveten, qoftë edhe të ndihmuar nga mjeshtër që rreth kësaj çdo gjë e dinë. Pa folur pastaj për ata që mes nesh janë të bindur që njohin shumë mirë vetveten dhe të tjerët.

Të bombarduar përditë nga njerëz që kanë shumë, lëvizin shumë, flasin shumë, hanë shumë, predikojnë shumë, falsifikojnë shumë, manipulojnë shumë, duan shumë, shpenzojnë shumë etj., vjen e natyrshme dëshira për të njohur ato kohë kur mençuria njerëzore, edhe jo fort larg nesh, prodhonte tempuj emorakuj që parashikonin dhe parandjenin, orientonin dhe drejtonin: Asgjë më tepër… ose asgjë me tepri!

Legjenda tregon se shqiponjat e Zeusit u takuan në Delfi dhe vendosën se aty do të ishte kërthiza e botës. Dhe nga kërthiza e botës nuk mund të vinte këshillë më e mirë se Asgjë me tepri… që këshillonte ekuilibër në të gjithë aktivitetet: Mos jeto me ekzagjerime! Mos e lër veten pre të pasioneve të pakontrolluara! Kërko përherë ekuilibër dhe sens të masës! Virtyte të shtjelluara më pas nga filozofë si Sokrati, Platoni, Aristoteli, por edhe nga besime të ndryshme fetare.

A e kemi të nevojshme në kohët tona t’ua vemë veshin orakujve dhe perëndive antike? Nëse nuk dëgjojmë njëri-tjetrin, nëse nuk kemi figura që i respektojmë dhe vlerësojmë, nëse vendosim në qendër të gjithçkaje egon tonë, duam s’duam, ndodhin gjëra që nuk i parashikojmë dot, nuk i frenojmë dot në të mirë të vetes dhe të tjerëve.

Veç Tempullit të Delfit në Greqinë antike, një tjetër Tempull fare afër nesh, ose, sipas disa autorëve shqiptarë, mes nesh, ishte dhe ai i Dodonës. I thjeshtë, me një lis gjigand në qendër të tij që quhej Lisi i Zeusit ku njerëzit shkonin dhe bënin pyetjet më të thjeshta të përditshmërisë: Si mund të shërohem? Ku të besoj? Si të zgjidh probleme familjare? A do të kem fëmijë? A duhet të hapim luftë me fqinjët etj. etj. Më pas shërbëtorët e Tempullit u jepnin përgjigje kujtdo duke dëgjuar fëshfërimat e pemëve të lisit dhe të objeketeve metalike të varura në të.

Sigurisht janë legjenda, bestytëni, supersticione, por njerëzimi në kohë të kohëve, në çdo mënyrë dhe kudo, ka kërkuar ndihmë për të qëndruar në ekuilibër, në shëndet, në sensin e masës dhe të harmonisë. Për ta arritur, çdo mjet është i mirë: një mik, një shok, një orakull, një prift, një vend, një hoxhë, një legjendë, një histori e sidomos, të gjithë bien dakord se nuk ka më mirë për të zgjidhur çdo problem kur motoja është: Asgjë me tepri! 

Next Post
Ndahet nga jeta legjenda e portës bardheblu

Ndahet nga jeta legjenda e portës bardheblu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

February 24, 2026
Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

February 24, 2026
“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat

“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat

February 24, 2026
“Jasharët përballë Osmanit”/ Hoxhaj: Pro, një kandidati për president nga familja legjendare

“Jasharët përballë Osmanit”/ Hoxhaj: Pro, një kandidati për president nga familja legjendare

February 24, 2026
Albin Kurti: Normalizimi me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

Albin Kurti: Normalizimi me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

February 24, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

February 24, 2026
Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

February 24, 2026
“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

February 24, 2026
Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

February 24, 2026
Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In