• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asgjë e re në frontin e LSI

by Afrim Krasniqi
07/11/2016 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

LSI nuk lë vend për surpriza: Ilir Meta ri-zgjidhet kryetar në partinë që vetë ai ka krijuar dhe drejtuar prej mëse 12 vitesh. Nga dy kandidatët e tjerë surprizë e vetme është fakti se kandidati akademik dhe ish rektori Rrokaj ka më pak vota sesa kandidati që vjen nga pjesa e biznesit dhe militantëve të LSI.

Votimet në LSI u zhvilluan dje (6.11.2016) dhe rezultati u shpall rreth 18-20 orë pas mbylljes së votimit, – një kohë e gjatë administrimi për rreth 42 mijë vota për kryetar. Votimi në LSI nuk u vëzhgua nga asnjë prej organizatave të shoqërisë civile apo institucione jopartiake, përkundrazi, gazeta zyrtare e LSI konsideron sukses monitorimin e procesit nga aktivistët e LRI, organizata rinore e LSI. Për pasojë, është e pamundur të ketë të dhëna mbi saktësinë e rezultatit, mënyrës së organizimit të votimit, pjesëmarrjes dhe administrimit të votës në LSI.

Referimi i vetëm mbeten burimet zyrtare të LSI. Sipas komunikatës zyrtare të saj, në votime morën pjesë 84.23% e anëtarëve me të drejtë vote, rreth 7930 nuk morën pjesë, – një shifër e lartë për një parti me organizim solid dhe në test organizimi vetëm 7 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare. Më 2012 LSI deklaroi 31 000 anëtarë, më 2016 ajo deklaroi 50300 anëtarë dhe në faqen zyrtare të saj njoftoi se ka përgatitur 55 000 fletë-votimi, rreth 5 mijë më shumë se anëtarësia ose rreth 13 mijë më shumë sesa morën pjesë në votim. Nuk ka të dhëna votash sipas qarqeve/bashkive, për ta bërë më transparente dhe më të mundshme analizën, gjithsesi, vlera e këtyre të dhënave është më shumë brenda LSI sesa jashtë saj.

Siç tregon edhe tabela, Ilir Meta e zotëron tërësisht partinë dhe mbetet rasti i vetëm në kontinent, ku kryetari dhe bashkëshortja janë njëherësh edhe deputetë edhe figurat më aktive politike në një parti politike. Zonja Kryemadhi ka CV të hershme politike, gjithsesi statistikat kanë rëndësinë e vet. Natyrisht, ishte e pritshme vota pro Metës, siç ishte e pritshme votimi jo-konkurrues në LSI, një tipar që vlen jo vetëm për të, por në tërësi për secilën nga partitë politike shqiptare, përfshirë PS e PD, ku shanset për rivalitet e konkurrencë serioze janë vetëm teorike.

LSI, ashtu si PDIU bëhen partia e dytë e tretë në Shqipëri që aplikon votimin formal “1 anëtar – 1 votë” në Shqipëri, tregues se këto parti kanë potenciale organizimi dhe bazë mbështetjeje në të gjithë vendin dhe se mbeten forca me fuqi konkurruese edhe në zgjedhjet parlamentare 2017.

Së fundi, procesi i 6 nëntorit në LSI ishte më shumë “votim” sesa “zgjedhje” dhe domethënia kryesore e tij lidhet me testimin e strukturave në prag të vendimmarrjeve të mëdha në këtë parti, sidomos atë që lidhet me daljen e vetme ose në koalicion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Duhet theksuar se LSI është krijuar më 2004 si fraksion nga PS kundër ish kryetarit Nano, më 2009 ishte aleate me Nanon kundër PS e PD në zgjedhje, më 2009 dhe 2011 u bë aleate me Berishën kundër Ramës, më 2013 dhe 2015 është aleate me Ramën kundër PD. Mesazhi është i qartë: LSI nuk operon me ideologji, identitet apo platforma, por me pragmatizëm politik.

Më 2004 dhe 2008 votimet brenda LSI ishin formale, me vetëm një kandidat, më 2012 pati një kandidat të dytë dhe më 2016 pati dy kandidatë të tjerë, gjithnjë përballë të njëjtit emër. LSI në zgjedhjet 2013 mori rezultat maksimal me 16 deputetë, si dhe rriti përqindjet e votës së saj në proporcional edhe në zgjedhjet lokale 2015. Aktualisht LSI ka marrë ofertë koalicion nga PS dhe nga PD për zgjedhjet 2017.

Next Post
Marrëdhënie të pambrojtura e injektime me shiringa, shtohen infektimet me HIV-AIDS në burgje

Të burgosurit lanin mjetet e zyrtarëve të burgut, pezullohet drejtori i IEVP Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

March 18, 2026
Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

March 18, 2026
Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

March 18, 2026
Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

March 18, 2026
Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

March 18, 2026
UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

March 18, 2026
LIVE! Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

LIVE! Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

March 18, 2026
Meta reagon nga qelia pas vendimit të GJKKO-së: Drejtësi me regji dhe gjykim me risi

Meta reagon nga qelia pas vendimit të GJKKO-së: Drejtësi me regji dhe gjykim me risi

March 18, 2026
“Mbyllja e Zërit të Amerikës, e paligjshme”. Gjykata: Janë tejkaluat kompetencat, të rikthehen në punë punonjësit

“Mbyllja e Zërit të Amerikës, e paligjshme”. Gjykata: Janë tejkaluat kompetencat, të rikthehen në punë punonjësit

March 18, 2026
“Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja, o shoku…

“Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja, o shoku…

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In