• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asfaltohet “Rruga e Malësorëve” në Njësinë 1, Veliaj: Po ndërhyjmë në nivel kapilar në çdo lagje

by A R
24/08/2023 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Rruga e Malësorëve”, e cila lidh Shkozën me Dajtin dhe do t’ju shërbejë tre mijë banorëve të Njësisë 1 në kryeqytet, është një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës.

Në rrugën e re, e cila është pajisur me gjithë sinjalistikën e nevojshme, ishte ditën e sotme kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se në çdo njësi po ndërhyhet në nivel kapilar për infrastrukturën e çdo blloku banimi.

“Jam shumë i kënaqur nga cilësia e punimeve dhe nga kolegët që e kanë kaluar korrikun dhe gushtin në krye të detyrës, për t’i dhënë dum një premtimi që e kishim bërë në zgjedhje. Sigurisht, disa premtime marrin më shumë kohë – Teatri i Ri do të marrë 2-3 vjet – disa të tjera s’kanë nevojë të presin kaq shumë për t’u mbajtur, siç është Rruga e Malësorëve, një rrugë e cila nga vetë emri na kujton historikun e viteve ‘90, ku shumë qytetarë e kishin të lidhur jetën me zonat më periferike të Shqipërisë, sidomos zonat e Malësisë së Veriut, që kanë ardhur në Tiranë, e kanë filluar nga zero, dhe me paratë e emigracionit kanë ndërtuar shtëpi jashtëzakonisht dinjitoze, por pa infrastrukturë, pa ndriçim, pa urbanizim. Kjo është një zonë që lidh dy njësi administrative, Tiranën urbane me Tiranën rurale, dhe premtimi për të gjithë ata qytetarë që na dhanë besimin për të bërë Rrugën e Malësorëve ende pa përfunduar vera, mbahet sot,” u shpreh Veliaj.

Sot, tha kryebashkiaku, jemi duke kemi diskutuar çështje të “botës së parë” jo të “botës së tretë”.

“Më përpara diskutonim a mblidhen apo nuk mblidhen plehrat në Tiranë. Sot as që diskutohet që Tirana është e pastër dhe se çfarë hyn në landfill nuk del më nga Tirana. Sot nuk diskutohet fare që do të kemi një shesh kryesor, një Bulevard të Ri, një Unazë të Madhe, një Pazar, Liqenin e Farkës, Liqenin  e Tiranës. Sot nuk diskutohet fare që çdo shkollë e re do të jetë si shkolla “Kosova” dhe “Sami Frashëri”. Më vjen mirë që tani kemi mbërritur në një fazë ku të fokusohemi në nivelin kapilar. Kemi bërë gjithë arteriet kryesore të qytetit dhe tani jemi duke punuar dhe po shfrytëzojmë maksimalisht verën, teksa njerëzit janë ende me pushime, që të bëhen të gjitha rrugët, sidomos rrugët periferike dhe të ndërmjetme si “Xhon Belushi”, një rrugë e ndërmjetme mes Dajtit e Njësisë 4, apo “Rruga e Malësorëve”, sepse unë besoj se kur njësitë lidhen me të njëjtën cilësi infrastrukture, vërtet ndihesh qytetar Tirone,” deklaroi më tej ai.

Veliaj tha se 10 shkolla të reja hapen me të njëjtat standarde si ajo “Kosova” dhe “Sami Frashëri” këtë vit në Tiranë.

/a.r

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 25 Gusht 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In